E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa takim me komandantin e KFOR në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka pritur në një takim, komandantin e KFOR- it, gjeneral-lejtnant Giuseppe Emilio Gay, me rastin e vizitës së tij në vendin tonë. Gjatë takimit, Ministri Oketa vlerësoi kontributin e KFOR- it në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe të zhvillimit të Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet dhe popullsinë e vendit dhe me prezencën e BE-së, OKB-së etj. Oketa në fjalën e tij, u shpreh se e ardhmja e sigurt e Kosovës, sikurse e tërë rajonit, është integrimi në strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, Gjenerali Giuseppe Emilio Gay e njohu Ministrin Oketa me zhvillimet dhe kontributet e KFOR-it për forcimin e mëtejshëm të sigurisë në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›