Përçahet Poli i Lirisë pa u krijuar, nuk firmos Ngjela

PDK, LZHK, PBD, marrëveshje bashkëpunimi
Poli i lirisë dështon pa lindur. Ky koalicion i partive të djathta të cilat nuk kanë linjë bashkëpunimi me PD duket se nuk e ka pasur të suksesshme aleancën mes tyre. Ka qenë Spartak Ngjela ai që ka braktisur firmosjen e marrëveshjes mes palëve, duke u justifikuar se po merret me ngritjen e strukturave të partisë. Ndërkohë që PDK, LZHK, PBD, si koalicioni i partive të djathta Poli i Lirisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit parazgjedhor, ku është vënë re mungesa e dukshme në strukturën e saj e Spartak Ngjelës. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar Ligj për Drejtësi, e Ngjelës ka braktisur këtë marrëveshje, me justifikimin e krijimit të strukturave të reja të partisë së tij. Sipas kreut të LZHK- së, Dashamir Shehi, krijimi i këtij koalicioni politik parazgjedhor, vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Dokumenti që mban firmat e Ndokës, Shehit dhe Ylberit Valterit për Bashkimin Demokrat, përmban disa angazhime të përgjithshme për standardet në përzgjedhjen e kandidateve, shanset e barabarta brenda koalicionit. Sipas tij, kërkohet ndarja nga ky cikël i lodhshëm tranzicioni, nga politika dhe politikanët e vjetër që janë përgjegjës për të gjitha dështimet politike, ekonomike, sociale e kulturore të këtyre viteve. Shqipëria ka nevojë për një rigjenerim të thellë politik dhe moral. Dy partitë e vjetra, që kanë qeverisur vendin në këto vite, kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor, në ndërtimin e institucioneve të pavarura, si dhe në shumë sektorë të tjerë jetikë. Këto parti të vjetra me një trashëgimi të fortë komuniste nuk arritën të ndërtojnë trupin dhe shpirtin e demokracisë tonë, krijuan demokracinë e kryetarëve të partive dhe të klaneve të tyre, demokracinë e klaneve të Bllokut, duke dhunuar dhe uzurpuar liritë tona politike dhe ekonomike, të ardhmen tonë evropiane, ka vazhduar fjalën e tij kreu i LZHK-së Shehi. Përfaqësuesit e tre partive politike PDK, LZH, PBK, të cilët shpallën zhvillimin e koalicionit parazgjedhorë politik, angazhohen për promovim të vlerave të mirëfillta të subjekteve të tyre politike, konkurrim të ndershëm midis partive konkurruese të koalicionit në përputhje me Kodin e Ri Zgjedhorë. Një program të përbashkët politik me parime me parime dhe reforma kryesore të domosdoshme për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe përmbushjen e standardeve për integrimin e vendit në komunitetin evropian, vijoi ndër të tjera Shehi.
Mungesa e Ngjelës
Ajo që ra në sy gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Poli i Lirisë nga tre partitë PDK, LZHK, PBD ishte mungesa firmës së Spartak Ngjelës, i cili ka qenë një ndër iniciuesit e këtij poli. Justifikimi i braktisjes së tij, mesa duket ka të bëjë me krijimin e strukturave të reja të partisë, Ligj dhe Drejtësi, por një tjetër hamendësim është edhe fakti se ai mund të bëhet pjesë e Polit në një moment të dytë. Zyrtarisht ka kohë deri 45 ditë para zgjedhjeve, siç e parashikon edhe ligji. Ngjela është i mirëpritur, pasi është një prej protagonistëve të koalicionit, u shpreh Shehi. Nga ana tjetër, në lidhje me këtë mungesë, njëra nga partitë firmëtare sqaroi se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar përveç faktit se partia e Ngjelës po organizohet në rrethe dhe e kanë shtyrë këtë për një moment tjetër. Nuk e ka firmosur për faktin e thjeshtë me pretendimin që do të merret me ngritjen e strukturave të partisë. Ne e mirëkuptojmë, duke qenë partia e fundit që ka vetëm dy javë që është krijuar dhe i ka këto vështirësi. Megjithatë zoti Ngjela është i mirëpritur është një nga protagonistët e Polit të Lirisë afati përfundimtarë që deklarohet para Komisionit Zgjedhorë është 45 ditë përpara zgjedhjeve, sqaroi Dashamir Shehi kreu i LZHK-së. Ngjela vetë ende nuk ka dhënë një opsion të tij për mungesën e firmës në krah të tre partive të cilat nga spektri i qendrës pozicionohen tashmë në qendrën e djathtë, nisur edhe nga fakti se ai vetë ishte shprehur shumë entuziast për këtë koalicion.
Kush është Poli i Lirisë?
Poli i Lirisë është një koalicion i partive politike të spektrit politik, që pozicionohen nga qendra në të djathtë të këtij spektri, kanë programe politike të përafërt dhe angazhohen për të paraqitur në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, alternativën e tyre si koalicion. Partitë pjesëmarrëse të këtij koalicioni, PDK, LZHK, PBD angazhohen për fushatë zgjedhore konstruktive, barazi të shanseve të secilës parti në koalicion, program të përbashkët politik me parimet e reformave kryesore, si dhe bashkëpunimin intensiv edhe në periudhën pas zgjedhore në krijimin e institucioneve të reja politike, në respekt të frymës dhe mandatit politik të koalicionit.