Berisha: “Rama të mos e pengojë partinë e tij të hyjë në Parlament”
Kryeministri Berisha ripërsërit thirrjen për rikthimin e opozitës. Kreu i qeverisë nis fushatën e përurimeve të investimeve publike
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ka drejtuar edhe njëherë thirrjen kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të heqë dorë nga bojkoti dhe të kthejë partinë në sallën e Kuvendit. Berisha është shprehur dje gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e rrugës së Mamurrasit se në një shtet normal, siç është Shqipëria, nuk ka vend për anormalitet të situatës, siç po përpiqet të bëjë Rama. Ai gjithashtu shtoi se Shqipëria po ecën e sigurt në rrugën e proceseve integruese dhe se kjo është vjeshta e vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme për vendin, për të cilat opozita do të luajë një rol të rëndësishëm.
Ftesa
“Shfrytëzoj rastin këtu, në emrin tuaj, t’i bëj edhe një herë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste ta lërë duetin me zotin Lakrori, apo ‘dream team’, siç po e quajnë të rinjtë, dhe ta kthejë partinë në Parlament, sepse ky është një vend normal. Kanë ikur kohërat kur Shqipërinë mund ta anormalizonin. Shqipëria po ecën e sigurt drejt proceseve të mëdha integruese, është vend anëtar i NATO-s, dhe kjo ka qenë arritje historike. Këtë vjeshtë do të ketë vendime të mëdha për Shqipërinë në Bashkimin Europian, vendime që kanë të bëjnë me statusin e kandidatit, vendime të cilat të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, por, në mënyrë të veçantë, qeveritarët, politikanët, zyrtarët, duhet të jenë në lartësinë e seriozitetit të tyre, vendime që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, lëvizje që shqiptarët e kanë pritur në shekuj. Është e pafalshme dhe jashtëzakonisht e rëndë që të përpiqesh t’i fusësh shkopinj nën rrota këtij procesi”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka shtuar se ky është procesi më jetik për vendin. “Ky nuk është një proces i thjeshtë, një proces i parëndësishëm, por është jetik për të gjitha kombet e Europës, edhe më jetik është për ne që kemi vuajtur më shumë se kombet e tjera dhe që tani jemi në prag të këtyre zhvillimeve. Ndaj edhe një herë e ftoj zotin Rama të mos e pengojë partinë e tij të hyjë në Parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”, - është shprehur kreu i qeverisë.
Investimi
Këtë deklaratë kryeministri Berisha e bëri gjatë pjesëmarrjes në përurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Fushë-Mamurras - fshati Adriatik, me gjatësi 9 kilometra, me investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milionë lekë.
Në takimin me banorë të Mamurrasit, ku ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe autoritete të qeverisjes vendore, kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e kësaj rruge jo vetëm në aspektin turistik, pasi e lidh këtë zonë dhe afron Mamurrasin, Kurbinin dhe Krujën me bregdetin, por ndihmon edhe fermerët e zonës për të arritur më shpejt dhe më me lehtësi tregun. Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë për të shumëfishuar përpjekjet, ndihmën dhe investimet për zhvillimin e bujqësisë. “Koncepti ynë është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme”, është shprehur Berisha. Më tej Berisha u shpreh se “Shqipëria ka nevojë jetike për një infrastrukturë moderne. Këto katër vjet ne do të thellojmë shumë më tepër përqendrimin për të ndihmuar fermerët shqiptarë. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dyfishimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme. Ndaj ne jemi të vendosur të trefishojmë investimet, para së gjithash në infrastrukturë, në rrugë, shkolla, ujësjellës dhe kanalizime. Por, paralel me to, investimet tona do të shkojnë më vaditje, agropërpunim, në nxitjen e prodhimit. Shpreh bindjen më të thellë se në këtë katërvjeçar ne do të kemi një Mamurras, Fushë-Kuqe, Gurzë, Kurbin, Adriatik europian”.
21 Shtator 2009