E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, thirrje për bashkëpunim edhe opozitarëve të djathtë



Kreu në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur një tur takimesh, të cilat kanë për qëllim riorganizimin e forcave opozitare. Pas takimit me aleatin tradicional, kreun socialdemokrat, Skënder Gjinushi, Rama është takuar me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ndërkohë që pritet që kryesocialisti të zgjasë dorën e bashkëpunimit edhe me krerët e partive të djathta, gjithnjë nëse ato të jenë në pozicione opozitare ndaj qeverisë së re dhe kryeministrit Berisha.
Disa ditë më parë Rama është takuar me Ndokën, ndërkohë që pritet që në ditët në vazhdim ai të zhvillojë takime me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreun e PLD-së, Spartak Ngjela. Bisedimet e kryetarit të Partisë Socialiste me krerët e partive opozitare kanë lidhje me aktualitetin politik, por edhe me organizimin e opozitës për zgjedhjet më të afërta, që janë zgjedhjet lokale të vitit 2011.

21 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›