Berisha: Rama ti jap fundë babëzisë dhe të përcaktojë troje për shkollat

Kryeministri: Kryebashkiaku ka marrë 2.2 miliardë lekë dhe nuk ka ndërtuar asnjë shkollë
Kryeministri Berisha ka shfrytëzuar festën e mësuesit për të lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të Bashkisë, për bllokimin e ndërtimit të shkollave. Edhe pse kreu i Bashkisë, kohët e fundit ka rikonstruktuar një pjesë të vogël të godinave mësimore, ai ka lënë mënjanë ndërtimin e shkollave të reja, të cilat janë mëse të nevojshme për eleminimin e situatës së rënduar në shkolla nga mbipopullimi i klasave me nga 40 nxënës në shkollat e kryeqytetit. "Prisja më shumë nga Rama, por kjo nuk ndodhi sepse metamorfoza e ndërroi atë në Mister 15 përqindeshin. Dhe si gjithnjë, faturën e paguajnë fëmijët. I bëj thirrje që t'i japë fund babëzisë dhe me urgjencë të përcaktojë trojet për ndërtimin e shkollave të vendit", u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë ka marrë shkas nga kjo situatë për të akuzuar drejtpërsëdreti kreun e bashkisë, Ramën se këto vite ka ndërtuar vetëm dy shkolla dhe ka rikonstruktuar vetëm gjashtë palestra, shumë pak nga ajo që ai duhet të realizonte. I kemi dhënë Tiranës fondet më të mëdha, i kemi dhënë 2.2 miliardë lekë kredi të Bankës Europiane të Këshillit të Europës për të ndërtuar jo një apo dy, por tetë shkolla të reja dhe rikonstruktuar 18 të tjera. Sot, pas katër vitesh në këtë qytet janë ndërtuar në periferinë e saj në toka të komunave, dhe s`ka ndonjë të keqe vetëm dy shkolla të reja, janë rikonstruktuar 6 palestra sportive dhe asgjë tjetër, u shpreh ai. Duke bërë një krahasim të qyteteve të tjera të Shqipërisë, ku janë ndërtuar më tepër shkolla se në Tiranë, kreu i qeverisë shprehu shqetësimin e tij për mbipopullimin e klasave të shkollave të kryeqytetit. Në katër vjet u ndërtuan apo janë në ndërtim 361 shkolla të reja dhe konvikte. U rikonstruktuan 680 të tjera në të gjitha qytetet dhe komunat e vendit, por kjo mjerisht nuk është e vërtetë për Bashkinë e Tiranës. Në Tiranë sërish fëmijët mësojnë në klasa me nga 40 nxënës, në Tiranë 2/3 e shkollave nuk kanë ngrohje dhe kjo jo se qeveria ime ka diskriminuar Tiranën, u shpreh Berisha. Festën e mësuesit, kreu i qeverisë e ka shfrytëzuar për ti bërë thirrje kreut të bashkisë së Tiranës, për të përcaktuar trojet për shkollat e kryeqytetit. Shfrytëzoj këtë ditë për t`i bërë thirrje t`i japë fund babëzisë, me urgjencë të përcaktojë trojet për shkollave në kryeqytetin e vendit. Nuk mundet që në qytetet e tjera të Shqipërisë nxënësit të jenë nga 25-30 në klasa kurse në Tiranë nga 40-45 nxënës, nuk mundet që Ministria e Arsimit të detyrohet të marrë me qira klube dhe lokale për të shkolluar fëmijët e Tiranës vetëm e vetëm se nuk jepen leje ndërtimi. Kjo politikë duhet të marrë fund. T`i shërbejë zotit Rama 7 marsi kjo ditë e shenjtë, kjo ditë e madhe, kjo ditë shprese për të ndryshuar politikën e tij në Tiranë, vijoji në fjalën e tij kreu i qeverisë Berisha. Me anë të një ceremonie madhështore zhvilluar me qindra arsimtarë me rastin e festës së mësuesit, kryeministri Sali Berisha ka premtuar se qeveria do të tregojë katër herë më shumë interes për arsimin sesa mandati aktual, duke theksuar se do të ketë rritje pagash për mësuesit, shkolla të reja dhe përmirësimin e kushteve në ato ekzistente, si dhe internet për çdo shtëpi dhe për çdo fëmijë. Për të ndryshuar Shqipërinë ne vendosëm të ndryshojmë arsimin, për të ndryshuar arsimin ne duhet të ndryshonim nxënësit, jo vetëm mësuesin kurrikulën e tij, duhet të silleshin në moshën dixhitale, në moshën e internetit, prandaj ne zgjodhëm kompjuterin dhe internetin për të ndryshuar jetën shkollore të fëmijëve tanë, për t`i vendosur ata në universin dhe në orën globale në të cilën ata jetojnë, u shpreh Berisha. Sipas tij, kjo do të jetë pranvera e NATO dhe ajo e internetit.