E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Jam i gatshëm të përballemi në çdo debat televiziv

“Mediat dështojnë kur keqpërdoren dhe vihen në shërbim të qarqeve politike”


Kryeministri Sali Berisha sfidoi sot kryesocialistin Edi Rama, për një debat të drejtpërdrejtë televiziv. Gjatë punimeve të Forumit të Medias, kryeministri Berisha mbajti një fjalë përshëndetës, duke u fokusuar te stadi aktual i tyre dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm. Berisha konsideroi si të domosdoshme pavarësinë e medieve, duke u zotuar kështu se qeveria ka garantuar lirinë dhe pavarësinë e medias. “Qeveria ime garanton lirinë e medias. Kjo qeveri do të respektojë fuqimisht pavarësinë e tyre. Mediat që humbasin pavarësinë dështojnë. Qeveria ime ka ndaluar çdo akt padie ndaj medieve dhe gazetarëve”, u shpreh kryeministri Berisha. Në përfundim të fjalës së tij, kreu i qeverisë replikoi me kryesocialistin, duke e sfiduar këtë të fundit për tu përballur në çdo debat. Në vijim, Berisha foli edhe për keqpërdorimin e medieve, duke cilësuar se kjo nënkupton humbjen e pavarësisë dhe lirisë së tyre, aksion i cili i çon mediat drejt dështimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›