Bregu: Shqipëria do përfitojë shumë shpejt liberalizimin e vizave, kjo përvojë do i shërbejë edhe Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu takon presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sot në një takim ministren e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në takim, Sejdiu theksoi se Kosova do të përfitojë nga përvojat e Shqipërisë në rrugën e integrimeve.
Ai gjithashtu vuri në dukje se angazhimi që Shqipëria ka bërë dhe po bën për Kosovën është shumë i rëndësishëm dhe ky angazhim do të jetë me vlerë të veçantë në procesin e mëtejshme të integrimeve.
Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale, presidenti theksoi se kjo pjesëmarrje do të jetë vetëm në nivel të shtetit të Kosovës.
Nga ana e saj, ministrja Bregu theksoi se institucionet e Shqipërisë dhe ato të Kosovës do të zhvillojnë një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.
Ajo gjithashtu e quajti një proces jetik procesin e liberalizimit të vizave, duke shfaqur shpresën se Shqipëria do të përfitojë shumë shpejt nga ky proces, ndërsa edhe Kosova do ta bëjë këtë në një të ardhme shumë të afërt.