Ristani: Shqipëria mund të aplikojë votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme

Pas aprovimit nga ana e ekspertëve të zgjedhjeve, kërkohet angazhimi i forcave politike
Kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaron se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të aplikuar votimin elektronik, për zgjedhjet lokale të vitit 2011-ë. Në kuadër të një propozimi shumë konkret, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ecejakeve me kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve, institucioni përgjegjës për administrimin e votës, shprehet i bindur se vendi i ka të gjitha mundësitë, për të realizuar votimin elektronik.
Ekspertët e zgjedhjeve e ka vlerësuar këtë proces si plotësisht të realizueshëm.
Sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani, kjo mënyrë votimi është plotësisht e realizueshme në Shqipëri, ndërsa siguron edhe transparencë të plotë të zgjedhjeve.
Por për këtë, shton ai, nevojitet një konsensus dhe jo paragjykim politik mes palëve.
Për ekspertët e zgjedhjeve shtrirja e procesit të votimit sipas tenkologjisë më moderne, e cila aplikohet masivisht në Estoni, vendi nga i cili vjen edhe eksperienca, do ishte një nga arritjet më të mëdha për vendin dhe njëherazi do të shënonte ndërgjegjësimin e klasës politike lidhur me performancën e tyre në elektorat, duke u dhënë fund kështu aludimeve të ndryshme për korrektësinë e zgjedhjeve.