Berisha-Rames: Paralajmerove tre fatkeqesi, por deshtove Rozeta Rapushi
Vendi nuk eshte me ne gjendjen e jashtezakonshme, e shpallur ne 12 shkurt si rezultat i bllokimit te shume zonave per shkak te reshjeve te medha te debores dhe motit te keq. Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se Komitetit te Emergjencave Civile, tha se nuk eshte me i nevojshem vazhdimi i gjendjes se emergjences, ndersa kritikoi ashper kundershtarin e tij politik, Edi Rama, qe paralajmeroi katastrofa dhe fatkeqesi. "U paralajmeruan katastrofa te medha, te trefishta. Njera do te ishte katastrofa e debores, e dyta, e energjise dhe e treta, e permbytjeve. Fatmiresisht, shqiptaret e kaluan kete dimer, deri tani, pa asnje katastrofe, as te bores, as te energjise apo te permbytjes. Ndaj, uroj qe shoku 'ciu-ciu' te nxjerre mesime se nuk ndertohen alternativat vetem mbi te keqen, edhe kur eshte, edhe kur nuk eshte, edhe kur e ndjell, edhe kur nuk e ndjell, se ja qe nuk ndodhi asnje nga ato katastrofa qe paralajmeroi", - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, ne vend te bashkepunimit, opozita u soll sikur boren ta kishte sjelle qeveria, sikur digat t'i kishte shtere qeveria, ne nje kohe kur qeveria po blinte energji edhe ne kohen me te veshtire dhe po i furnizonte qytetaret dhe sikur permbytjen nuk e sillte debora, por qeveria. Kryeministri vleresoi faktin se anetaret e Komitetit te Emergjencave Civile dhe ekipet e tyre u angazhuan me perkushtim te madh ne qarqet problematike, ne nje bashkepunim shume te ngushte me komunitetet lokale dhe qeverite vendore, te cilat, pavaresish ngjyrave partiake, bene nje pune te shkelqyer. "Ne teresi, pervecse ne ndonje rast, ata degjuan zerin e qytetareve te tyre dhe jo thirrjet absurde partiake, te cilat kishin synim t'i shkepusnin nga qytetaret dhe t'i shnderronin ne kollagjere te partise. Shqiptaret nuk mund t'i besojne keto gjera. Ndaj uroj qe ta lexoje edhe nje here kete muaj qe shkoi e zhvillimet e tij, ne menyre qe te nxjerre mesime e te mos merret me parashikime qe te rikujtojne shpatullat qe shihnin barinjte dikur, me te cilat parashikonin lufterat dhe motet", - shtoi Berisha. Duke propozuar heqjen e gjendjes se jashtezakonshme, kryeministri theksoi se emergjenca civile duhet te perqendrohet totalisht ne ato fshatra, ndonese sporadike, qe jane ende ne veshtiresi. Ai tha se vendi doli nga kjo situate pa deme serioze, pa deme te ndjeshme ne gjene e gjalle te ketyre zonave, deshmi kjo, sipas tij, e shkalles se pergatitjes se familjeve te ketyre zonave, te cilet, vertet, nje dimer kaq te rende nuk e prisnin, por perballuan me sukses. "Kjo ishte nje periudhe e vecante, nje dimer i papare qe nga mesi i viteve '80, i cili bllokoi zona te tera, deri ne 3 metra bore, rreth 106 komuna e bashki te vendit, me rreth 800 mije banore, mbi 5 mije kilometra rruge rurale dhe komunale", - informoi kryeministri.