E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të fitojë vizioni për Shqipërinë europiane"

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit kanë qenë së bashku në këtë qytet. Pas një takimi miqësor mes dy liderëve, ata janë shprehur për mediat. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se "unë kam bashkëpunuar me të gjithë lidershipin në Tiranë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës". Unë çmoj vizionet e reja, tha ai, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen, prandaj ky është një komunikim edhe ndërshtetëror, është komunikim edhe i vizionit për ndryshim. "Unë do të komunikoj me të gjithë, ndërsa në Shqipëri vendos vetë populli shqiptar, kush do jetë Kryeministër, kush do të fitojë zgjedhjet, me siguri do të fitojë vizioni për të ardhmen, vizioni për Shqipërinë europiane", u shpreh Thaçi. Sakaq, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se "ishte kënaqësi që u takuam në një moment që është një ditë e shënuar për historinë tonë të përbashkët. Jam shumë i shtytur së brendshmi, të përsëris, se në rast se dhjetë vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike, që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës dhe hapjen e rrugës së lirisë, pas dhjetë vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamur, në Bashkimin Europian".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›