Berisha: Raporti do të jetë program pune për ministrat
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar progres-raportin e KE-së për Shqipërinë si program pune për ministrat e kabinetit të tij.
Raportin e ka vlerësuar edhe Kryetarja e Kuvendit, e cila është informuar e dyta nga ambasadori Lohan pas Kryeministrit Berisha. Kryeparlamentarja tha se ky raport do t‘u shpërndahet të gjithë deputetëve dhe do të përbëjë një udhërrëfyes për Parlamentin. Kryeministri theksoi se raporti përmban kritika objektive, duke shprehur garancinë e qeverisë për të përmbushur kriteret. Ai e quajti raportin program pune për ministritë, duke u shprehur se është kaluar një provë shumë e vështirë. Ndërsa për zgjedhjet, Berisha tha se do të përmirësojmë procesin zgjedhor, pasi sipas tij, demokracia ka nevojë për konsolidim. "Raporti vlerëson arritjet por evidenton dhe mangësi dhe probleme që duhen të trajtohen, pra nuk më vjen mirë që të citoj asnjëherë veten time por do përdor edhe një herë një frazë që kam përdorur, që unë do ta firmosja atë plotësisht dhe shfrytëzoj rastin të shpreh respektin tim për KE, i cili mban gjithnjë gjallë dhe të fuqishme frymën e zgjerimit, nuk manifeston asnjë shenjë të euroskepticizmit po vetëm të euroseriozitetit, duke inkurajuar Shqipërinë dhe vendet e tjera në rrugën e integrimit", tha Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se dokumenti është objektiv dhe inkurajues për qeverinë shqiptare. Berisha falënderoi ambasadorin Helmuth Lohan, delegacionin e Komisionit Europian në Tiranë dhe për punën serioze që kanë bërë në hartimin e këtij raporti. Kryeministri garantoi se ky raport, ashtu si edhe raportet e mëparshme, do të përbëjnë shtyllën kryesore të punës së qeverisë për periudhën në vijim, duke shtuar se "prioritetet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë qenë e mbeten objektivat mbi të cilat mbështetet program i qeverisë". Duke iu referuar gjetjeve të raportit, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e veçantë për faktin që raporti qartësisht evidenton atë ç‘kanë bërë edhe raportet e tjera ndërkombëtare, se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 i plotësuan standardet kryesore të zgjedhjeve të lira e të ndershme, një ngjarje kjo jashtëzakonisht e rëndësishme.
E.A.