Zikaltëri Maikon ndez derbin e Mançesterit
Sirena angleze për Maikon. Për mbrojtësin brazilian të Interit nuk interesohet vetëm Junajtid i Aleks Ferguson, por edhe skuadra tjetër e Mançesterit, Siti. Sipas "The Sun", klubi i financuar nga arabët po përgatit një ofertë prej 20 milionë sterlinash për zikaltërit, ndërsa për lojtarin është gati një kontratë nga e cila Maikon do të përfitojë afro 5,5 milionë euro në sezon. Ndërkohë, menaxheri Kaliendo ka lëshuar sinjale të qarta: "Nëse ka oferta që Interi do t‘i shqyrtojë, jemi të gatshëm të negociojmë".