E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Real dhe Kaka, më duhet t‘ju mund!"

Ronaldinjo rikthehet të fitojë çmime në arenën ndërkombëtare. Ylli brazilian i Milanit, të hënën në mbrëmje është vlerësuar me çmimin "Golden Foot" ("Këmba e Artë"), duke mundur konkurrencën e Raul të Realit. "Kaka dhe Real, më duhet t‘ju mund" (në Champions) kanë qenë menjëherë më pas fjalët e Dinjos, i cili është shprehur i bindur se do të arrijë të rifitojë besimin e Leonardos dhe të Dungës: "Këtë vit dua një titull me Milanin. Fjalët dhe besimi i Berluskonit më karikuan jashtë mase. Dua t‘i bind të gjithë se jam Ronaldinjo i vërtetë, që meriton të luajë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›