E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma akademike, e pashmangshme

Kryeministri Sali Berisha bën të qartë se reforma në Akademinë e Shkencave ishte e pashmangshme. Sipas tij, reforma rivendosi Akademinë e Shkencave në orbitën ku vërtet shkencëtarët dhe kërkuesit mund të japin kontributin e tyre”. Në konferencën “Arsimi dhe shkenca prioritet për qeverinë”, Kryeministri tha se do shtohen në 400 numri e shkencëtarëve dhe kërkuesve. Në ditën e 1 shtatorit, fillimit të viti shkollor, Kryeministri Berisha vlerësoi reformën në Akademinë e Shkencave, si një domosdoshmëri për të larguar metodat e dështuara sovjetike për t’iu afruar programeve të avancuara perëndimore. Një reformë të thellë iu nënshtruan të gjitha institutet e akademisë. “Koha i kishte nxjerrë jashtë orbitës së saj. Ato u rivendosën në një orbitë të re, në një orbitë ku mund të rivitalizohen dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e gjithanshëm të shkencës në veçanti dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi”, - tha Kryeministri Berisha, i cili mori pjesë në një konferencë me temë “Arsimi dhe shkenca prioritet për qeverinë”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u bëri thirrje drejtuesve të universiteteve të krijojnë mundësinë e thithjes se të diplomuarve jashtë vendit për të kontribuar në jetën akademiko-shkencore të vendit. “E rëndësishme është që drejtuesit e universiteteve ta shndërrojnë këtë në një mundësi reale për të zgjedhur në departamentin e tyre studiues dhe kërkues shqiptarë nga mbarë bota”, - tha Berisha. Kryeministri shqiptar njoftoi se universitetet janë autorizuar të shtojnë në 400 numrin e shkencëtarëve dhe kërkuesve, duke iu kujtuar shefave të departamenteve se kjo është një mundësi reale për të ftuar studiues shqiptarë nga mbarë bota të investojnë për zhvillimin e shkencës shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›