Bogdani: Rama, pas 2009-s, kryetar i “Mjaft”-it
PD-ja akuzon kreun e PS-së, Edi Rama, për anti-reklamën që po i bën qeverisë dhe Kryeministrit Berisha, teksa i kujton se pas humbjes së zgjedhjeve në 2009-n, do të përfundojë kryetar i “Mjaft”-it. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, deklaroi se Edi Rama me njërin prej zëdhënësve të tij kryesor apo nën-kryetarin de facto të PS-së, që ka ndërtuar vilën me paratë e vjedhura me lëvizjen “Mjaft”, që për t’i mbuluar u detyrua të marrë me vete edhe kompjuterin ku mbaheshin financat. Në dhunim flagrant të ligjeve të vendit, ka vendosur anti-reklamën për thirrjen që Kryeministri i Shqipërisë po u bën qytetarëve shqiptarë për të luftuar ryshfetin. “Me këtë akt anti-kombëtar, Edi Rama dëshmon se korrupsioni është motoja e politikës së tij të re dhe nuk ngurron të shërbehet në format më të diskretituara të këtij fenomeni. Por me sa duket, z. Rama e bën këtë si shpërblim për t’u bërë kryetar i “Mjaft”-it pasi të humbasë zgjedhjet në 2009-ën”, - tha z. Gerti Bogdani.
Shehu: Me PD-në duam vetëm shkrirjen
PDR-ja insiston për shkrirjen me PD-në dhe jo bashkëpunimin me të në forma të tjera. Nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, shpjegoi dje këtë qëndrim të reformatorëve me faktin se të dy partitë prej vitesh kanë qëndrime të njëjta dhe procesi i rikthimit të saj në PD, nga ku u shkëput 8 vjet më parë, është i natyrshëm. “Me PD-në kemi një origjinë të përbashkët, një platformë ideologjike të përbashkët, një përkatësi të përbashkët, qoftë dhe në planin ndërkombëtar, në grupin e partive popullore evropiane. Aq më tepër që tashmë mesazhet e qarta për politikën shqiptare janë mesazhe tashmë të bashkimit dhe jo të ndarjes”, - tha z. Shehu. Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet do jenë akoma më të forta në të ardhmen, ndoshta mund të arrihet në një shkrirje totale të dy forcave tona, për shkaqe që dihen dhe për mesazhet që politika shqiptare po jep në tërësinë e saj. Për sa u përket modaliteteve të kalimit të reformatorëve në gjirin e PD-së, nënkryetari i PDR-së tha se ky proces përfshin të gjitha strukturat e saj dhe nuk është një lëvizje individuale e dy drejtuesve, Pollos dhe Shehu. "Nëse kjo rrugë që kemi nisur do shkojë drejt shkrirjes së dy forcave politike, natyrisht që ka dhe modalitete teknike të cilat lidhen me modalitetet e bashkimit, e ndërthurjes se strukturave tona", - deklaroi z. Tritan Shehu.