Berisha: Reformën zgjedhore, bashkë me opozitën
Kryeministri Sali Berisha ka premtuar dje se do të bashkëpunojë me të njëjtin përkushtim që ka pasur edhe para Samitit të Bukureshtit me opozitën për reformën zgjedhore. Megjithëse u shpreh se opozita ka disa probleme brenda saj, shefi i mazhorancës theksoi se reforma zgjedhore do të jetë ndër çështjet e para që do të konkretizohet shumë shpejt mes forcave të mëdha politike. Berisha e ka cilësuar të arsyeshëm propozimin e opozitës për ndryshimet në Kushtetutë, duke u shprehur se "Ka një vullnet të hapur dhe jo të fshehtë për të promovuar reformën". Në konferencën e parë për shtyp, pasi u kthye nga Rumania dhe Kroacia, Berisha falënderoi kontributin e opozitës për të bashkëpunuar për kryerjet e reformave. Aleatët i kërkojnë PD-së që ndryshimet në Kushtetutë të bëhen njëkohësisht me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke krijuar një reformë zgjedhore të pranueshme nga të gjitha forcat politike.
Qëndrimi i aleatëve, i cili ka qenë gjithmonë kohët e fundit i ndryshëm nga ai i dy forcave më të mëdha politike për sistemin zgjedhor vjen duke u përforcuar. PDR, PDK, PAA, PBDNJ kërkojnë që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të vijnë dhe të ulen në tryezën e reformës zgjedhore për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por duket se PD dhe PS do të vazhdojnë të bëjnë reformën sipas kokës së tyre, meqenëse të dyja këto forca së bashku përbëjnë numrin e duhur për të realizuar ndryshimet.
Nënkryetari i Partisë Demokrate të Re, Tritan Shehu, u ka bërë thirrje PD dhe PS që të bashkohen me partitë e vogla në komisionin e reformës zgjedhore, duke mos dëmtuar në këtë mënyrë frymën e bashkëpunimit. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, vlerëson se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen njëkohësisht me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të realizohet një reformë zgjedhore e pranueshme nga të gjithë. Në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore, Ndoka tha se "parimisht mbështet ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, por kërkon që ato të jenë të njëhershme edhe në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që reforma të jetë transparente dhe e pranueshme nga të gjitha palët". Duke ripërsëritur vullnetin e PDK-së për të realizuar një reformë të plotë, që eliminon skemat taktike të Dushkut, ai u shpreh kundër çdo iniciative të njëanshme apo përjashtuese për imponimin e formulave të reformave elektorale gjysmake, si dhe përsëriti kërkesën që mazhoranca të konsultohet dhe të arrijë paraprakisht një paketë integrale të reformës zgjedhore, e cila të synojë marrjen e konsensusit edhe të partive kryesore të opozitës. Një ditë më parë, PS u shpreh për miratimin e shpejtë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me sistemin elektoral. Sekretari për çështjet elektorale në PS, Kastriot Islami, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit të posaçëm zgjedhor, tha se "amendamentet e propozuara nga PS për këtë qëllim duhet të miratohen më parë në Parlament dhe pastaj t‘i kalojnë komisionit elektoral".