E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen kërkimet për kufoma, por zona është e rrezikshme

Me gjetjen e trupit të Shqipe Alhasës, trupat e ushtrisë kanë ndaluar kërkimet për kufoma të tjera në kraterin e shpërthimit. Por, autoritetet e ushtrisë kanë deklaruar se zona mbetet ende e rrezikshme për shkak të predhave të pashpërthyera. "Municionet e paplasura vrasin dhe shkatërrojnë gjithçka. Mos prek asgjë". Ky është mesazhi që kanë përcjellë efektivët e njësisë së asgjësimit të municioneve (AMAE) përmes një fletëpalosjeje të shpërndarë për banorët e Gërdecit. Efektivat e ushtrisë që punojnë në fshat për pastrimin e zonës kanë menduar edhe për sigurinë e banorëve të zonës. I gjithë informacioni është përmbledhur në një fletëpalosje, në të cilat janë vendosur foto të predhave të kalibrave të ndryshëm të paplasura, që janë mbledhur, por që gjenden akoma në territorin e fshatit Gërdec. Gjithashtu, autoritetet e ushtrisë shprehen se duhen edhe dy vjet kërkime për predha të paplasura që zona të jetë tërësisht e parrezikshme.

24 viktima të identifikuara

Jetmir Ballazhi

Rajmonda Durda

Vladimir Azizi

Muhamet Hoxha

Besim Çanga

Hysen Cani

Jetmir Deliu

Roland Alla

Liliana Deliu

Flavio Deliu

Reshit Kruja

Azem Meliu, Itali

Ilirian Malçi

Zilie Kaca

Endri Dvorani

Arben Hasa

Muhamet Azizi

Bukurie Cani

Nafie Laci, Itali

Kore Deliu, Itali

Zylfi Ahmeti, Itali

Edison Durda, Itali

Zilie Leti

Shqipe Alhasa



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›