Lorik Cana: “Lamtumirë Marseja ime!”
Drejtuesit e O.Marsejës nisin zyrtarisht bisedimet me Hamburgun për transferimin e tij. Mediat: “Cana-Palacios, mund të shndërrohen në dyshen më të frikshme të Premier Ligës”
Vizita e datës 30 qershor në “Velodrome”, mund të rezultojë e fundit për mesfushorin shqiptar, njëherësh edhe kapitenin aktual të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana. Stërvitja e parë e Marsejës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik është parashikuar, më 5 korrik, por kapiteni Cana, ishte i pranishëm të martën në “Commanderie” (qëndrën e klubit) për të lajmëruar mbërritjen e tij. “Loriku la përgjysmë pushimet e tij në Shqipëri, por kjo nuk jep asnjë indikacion mbi qëllimet e tij përsa i përket sezonit të ardhshëm”, - shkruhet në revistën e famshme franceze “France Football”. Sipas asaj që ka zbuluar gazeta sportive, drejtuesit marsejezë ka në programuar në mesjavë me homologët e tyre të Hamburgut për të avancuar edhe tratativat në lidhje me transferimin (një ofertë prej 5 milionë eurosh është thuajse zyrtare nga klubi gjerman). Siç është bërë e ditur edhe më parë, Loriku nuk bën më planet e trajnerit të ri të Marsejës, Didier Deshamps. Drejtori sportiv i Marsejës, Hoze Anigo, ka shprehur dhe ai mendimin e tij në lidhje me Canën: “Nuk është se ia ka manifestuar dëshirën, por thjesht në një moment të caktuar, Loriku, i cili prej katër vjetësh këtu dhe ka dëshirë të zbulojë gjëra të tjera”. Ndërkohë që në Marsejë bëjnë llogaritë se ku mund të shitet më shtrenjtë Lorik Cana, në Angli, mediat shkruajnë me optimizëm për ardhjen e mundshme të shqiptarit tek Totenhemi. “Totenhemi duket se do të fitojë garën për të siguruar nënshkrimin e një prej yjeve të futbollit francez, mesfushorit shqiptar Lorik Cana”. Shkrimi i gjatë për Canën shoqërohet me satatisika, por dhe me reputacionin që gëzon Loriku si futbollist. “Cana është një mesfushor shkatërrues 25-vjeçar me famën si një ‘hard man’ (njëri i rëndë) në kampionatin francez, kjo edhe për shkak të kartonëvë të panumërt të verdhë e kartonëve të kuq të marrë gjatë shtatë viteve të tij në Francë, si me Paris Sën Zhermenin ashtu dhe me Marsejën. Ylli shqiptar është një kukt në stadiumin në Stadiumin “Velodrome” dhe është i pajisur plotësisht nga ana fizike për të përballuar futbollin anglez. Vetë Cana ka pranuar hapur interesimin për të lëvizur nga Marseja, duke e pohuar atë sërish për “Aujourd ‘Hui Sport”: “Dera mbetet e hapur për një kalim, edhe pse kanë mbetur edhe tre vjet nga kontrata ime. Nëse unë dua të largohem askush nuk mund të pengojë”. Biografia e Canës në mediat britanike vazhdon me faktin, se Loriku kishte ikur Kosova në Zvicër për t’i shpëtuar luftës me Serbinë, dhe faktin tjetër se babai i tij, ishte një prej futbollistëve më të famshëm të Ish-Jugosllavisë së viteve 1980. Cana u bashkua fillimisht Lozana Sports në Zvicër, përpara se të transferohej te Paris Sën Zhermeni në Francë në vitin 2000. Loriku zhvilloi 69 ndeshjes me PSG-në, duke shënuar dy gola. Gjatë kësaj kohe ai tërhoqi vëmendjen e shumë prej klubeve më të mëdha evropiane, midis tyre dhe të Arsenalit, që e ftoi djaloshin për një test kontrolli, por që nuk u realizua për shkak të mosmarrjes së vizës hyrëse në Angli. Arsen Venger është prej një kohë të gjatë admirues i lojës së Canës, dhe me Sesk Fabregasin, i cili nga ana e tij ka nevojë për një lojtar të fortë në mesfushë, Cana mund të ishte përforcimi i duhur, pasi i projektuari Felipe Melo dëshiron të qëndrojë te Fiorentina në Itali. Cana u transferua te Marseja në sezonin 2005-2006 dhe deri tani ka bërë 122 paraqitje për klubin, duke shënuar 6 gola. Ai e mori shiritin e kapitenit nga Habib Beje, i cili u transferua te Njukasëll në vitin 2007 dhe e udhëhoqi Marsejën për ta mbyllur sezonin e fundit si nënkampione e Francës, pas Bordosë. A po i jep Cana puthjen e lamtumirës Francës? Edhe pse Cana lindi në ish-Jugosllavi dhe u rrit në Zvicër, Cana zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, duke e shpjeguar këtë se vendimi u mor me zemër sesa me kokë. Cana zotëron pasaportën franceze, zvicerane dhe shqiptare. Ndeshja e parë e tij me Kombëtaren shqiptare daton në vitin 2003, kur ai ishte 19 vjeç. Cana numëron për momentin 37 ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen shqiptare. Më parë edhe Liverpuli dhe Evertoni kanë qenë fort të interesuar për yllin agresiv të mesfushës, në kërkim për të pasur pak “çelik” e shtatlartësi formacioneve të dy ekipeve. “Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap është duke ndërtuar një luk të ri skuadrës së tij dhe një dyshe në mesfushë midis Canës dhe Uilson Palacios, mund një nga dyshet fizike më të frikshme në Premier Ligë”, - shkruajnë mediat britanike. Shikoni statistikat: në 191 ndeshje në Ligën franceze, Cana është ndëshkuar me 62 kartonë të verdhë dhe 4 kartonë të kuq.
Tifozët: “DD, mos na e largo Lorikun!”
Reagimet e tifozëve, 96 të tilla, kanë qenë të ndryshëm në lidhje me largimin e Lorikut. “Përse duhet larguar Cana? Ai e ka treguar më mënyrë të shkëlqyeshme angazhimin e tij për Olimpikut të Marsejës. Unë nuk e kuptoj se pse DD (trajneri Didier Deshamps) dëshiron ta largojë atë, para së gjithash për ta zëvendësuar nga Sise”, - shkruan një tifoz i identifikuar me emrin “veide-reciever”. Në të njëjtën linjë është edhe një tifoz tjetër me pseudonimin “rom0906”. “Cana-Sherju, është një dyshe e shkëlqyer në mesfushë, ia kanë dalë shumë mirë, sipas meje. Unë kam shumë frikë se DD dëshiron të largojë njërin prej tyre, për t’i bërë vend Sisesë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është normale që Cana, të ketë dëshirë të largohet. Një luftëtar si ai nuk mund të rijë një bankinë. Do të ishte një ndëshkim i madh ndaj tij”. “Do të ishte gabimi më i madh i Marsejës nëse për të shitur Canën”, - shkruan tifozi me pseudonimin “Le Denier”.
1 Korrik 2009