Princ Herri puthet me Natalie Imbruljan
Shkëmbyen një puthje, kërcyen të shtrënguar pranë e pranë me njëri-tjetrin për gjithë natën, darkuan dhe biseduan, bënë shaka e u kënaqën... Për gazetat dhe revistat e thashethemeve tashmë ata janë të lidhur. Bëhet fjalë për këngëtaren australiane 34-vjeçare, Natalie Imbrulja dhe Princ Herrin, i treti në linjën e trashëgimisë të fronit të Britanisë së Madhe. Janë parë të dy në një koncert të “Killers” në Hyde Park. Pas historisë me Çelsi Devin dhe një aventure të shkurtër me prezantuesen televizive Karolin Flak, Princ Herri (24-vjeçar) është hedhur mbi një artiste dhjetë vjet më të madhe. Siç bëjnë të ditur revista dhe agjenci të shumta lajmesh, pas koncertit në Hyde Park, Herri dhe Natalie kanë festuar në zonën VIP dhe janë parë duke folur vazhdimisht e duke këmbyer shikime e buzëqeshje paksa të “dyshimta”. Të dy janë parë së bashku në shkurt, kur këngëtarja e kishte ftuar princin si “të ftuar nderi” në festën e ditëlindjes së saj. Thuhet se pas divorcit Natalie ka mbetur single dhe ndihet shumë komode në shoqërinë e një mashkulli 10-vjeç më të ri dhe kaq të famshëm si Herri, i cili i ka shtuar edhe fansat e saj.
1 Korrik 2009