E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rishkruani historine, te dalin ne shesh te vertetat e kombit

Historianet te rishkruajne historine, jashte ideologjise, qe te dalin ne shesh te vertetat e medha te kombit. Ky ishte mesazhi qe kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha dje gjate fjales se tij ne "Ditet e Albanologjise", te organizuara nga Qendra e Studimeve Albanologjike per te tretin vit, tashme te kthyer ne nje tradite. Ndersa, sipas kryetarit te Qendres se Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, "Ditet e Albanologjise" do te nxjerrin ne pah rezultatet dhe problematikat e ketij viti dhe hartimin e planeve dhe perspektivave per vitin e ardhshem. "Programi i ketyre tri diteve merr persiper qe studimet tona t'i bejme publike, ne menyre qe ato mos te mbeten vetem pasuria dhe rezultati yne, sepse ne punojme per nje qellim te perbashket, qe eshte venia ne dispozicion te publikut shqiptar, te shkencave shqiptare, kerkimet tona dhe rezultatet tona", tha Ardian Marashi. Nga ana e tij, kryeministri shqiptar vleresoi se vendi yne nder vite ka pasur problem raportin me te verteten, i ndikuar nga diktatura. Por, sipas Berishes, tashme qe vendi yne eshte i lire, nga Kosova ne Shqiperi, lind nevoja qe te dalin ne shesh te vertetat e medha. "Viktima e pare e nje filozofie te tille eshte historia. Me fatkeq se ne, nuk ka pasur popull. Une kam qene apasionant i historise, por mund te them se nuk e njoha kurre historine e vendit tim, se ajo ishte e deformuar. Ne Kosove, armiku perballe dhe historia shkruhej, sic kur ke perballe pushtuesin. Ju keni shansin e jashtezakonshem ta shkruani mbi bazen e te vertetave, ta interpretoni jashte ideologjive pushtuese edhe komunizmi ashtu ishte", u shpreh Berisha. Kreu i ekzekutivit, duke falenderuar albanologet per punen e tyre, nenvizoi se gjuha shqipe duhet te ngrihet ne piedestalin me te larte duke e cliruar ate nga ndikimet ideologjike. "Alfabeti yne eshte nga te fundit, por u themelua me germa latine. Perpjekja per ta mbrojtur gjuhen, ishte perpjekje e bazuar ne perpjekjen staliniste. Doktrina marksiste ndaj gjuhes, ishte vepra e Stalinit, qe e pretendon veten gjeni ne gjuhe. Ju e dini qe ajo veper citohej ne cdo kohe, gjuha duhet te clirohet nga keto ndikime, nuk mund te mohohet, kam besim te madh qe ju, studiues te lire, dashurues te gjuhes, do i beni asaj te gjitha sherbimet qe meriton, qe cdo shqiptar te ndjehet krenar", theksoi kryeministri Berisha. Me tej, kreu i qeverise apeloi per nje kujdes me te madh te gjuhes shqipe, te sistemit arsimor, nderkohe dhe kerkoi nga Ministria e Arsimit qe t'i gjeje vend kryesor ne programet e shkollave. Ne vazhdim te takimit, studiuesit u ndalen ne relacionin shkencor "Historia e shqiptareve - sfida me arkivat". Kjo eshte nje pune per te cilen Instituti i Historise ka tre vjet qe punon dhe kerkimet per te cilen, sipas Marashit, jane realizuar pas hulumtimit ne arkivat diplomatike te shume shteteve evropiane, te cilat kane ndikuar ne historine e Shqiperise.

Rezultatet e punes studimore dhe kerkimore mbledh studiuesit

Dita e dyte e "Diteve te Albanologjise" do t'i kushtohet rezultateve te punes kerkimore dhe studimore te QSA-se, ku do te behen publike te gjitha botimet e kesaj qendre, ne bashkepunim me botues te ndryshem. Pervec revistave shkencore te vitit 2011-te, me rezultate nga konferenca te ndryshme shkencore, do te prezantohen dhe botimet nga fusha e gjuhesise, letersise, historise, artit, arkeologjise, etj. Po ashtu, ne tryeze do te vihen dhe botimet albanologjike nga QSA-ja, vepra keto te shoqeruara me referues, si: Ludmila Buxheli: Foljet njevetore ne gjuhen shqipe. Referues Rami Memushaj; Clirim Bidollari: Fjalor patronimik i shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›