FMN: Ne Shqiperi, rritja ekonomike nuk u ndal si ne Rajon Eglantina Nasi
Pervec Shqiperise, aktiviteti i pergjithshem ekonomik ne rajonin e Evropes Juglindore ka njohur nje ngadalesim me shpejtesi fale efekteve te krizes globale. Ky fakt citohet ne raportin e fundit te Fondit Monetar Nderkombetar, sipas te cilit, ndersa viti 2009 kaloi ne aspekt negativ te gjitha ekonomite e vendeve te ketij rajoni, ne Shqiperi nuk ndodhi nje gje e tille. Ekspertet e FMN-se e shpjegojne kete me politikat e kujdesshme fiskale te aplikuara nga qeveria dhe vemendjen e ushtruar ndaj bilancit te jashtem.
"Shqiperia qendron si vendi i vetem qe ishte ne gjendje te siguronte nje stimul jo te paperfillshem fiskal (financuar pjeserisht, nepermjet te ardhurave te privatizimit), te cilat plotesuan, ne kete menyre, nje stabilizues automatik ne mbeshtetjen e ekonomise. Me nje sjellje me te kujdesshme fiskale dhe besimin e forte te investitoreve ne
qendrueshmerine afat-mesme fiskale te Shqiperise, mund shpjegohet pse ky vend u paraqit me mire se shoket e vet permes krizes", citon raporti ne fjale. Kjo dukuri, ne fakt, pohohet edhe per Kroacine, per te cilen gjithashtu thuhet se pati nje ndikim te ulet te krizes financiare, ashtu si Shqiperia. "Megjithate, - citon raporti, - duhet te theksohet se pavaresisht kujdesit me te larte fiskal qe u tregua ne keto vende, financimi i buxhetit u be edhe me i veshtire si rezultat i perkeqesimit te financimit te jashtem, shkaktuar nga kriza globale". Me tej, permendet edhe ceshtja e kursit te kembimit valutor, ku per Shqiperine dhe Serbine, qendrueshmeria e te cilit eshte konsideruar "si nje amortizues per ekonomine, qe lejoi edhe lehtesimin monetar". "Efektet e bilancit te lidhur me nje zhvleresim te monedhes, ishin me te heshtur ne Shqiperi", citojne ekspertet e FMN-se. Kurse ne lidhje me sistemin bankar ne vendin tone, ata pohojne se ne kete periudhe krize, ai ka qene pergjithesisht fitimprures dhe me nje mbulese likuiditeti. "Nje ndryshim i rendesishem midis vendeve, ka te beje edhe me burimet e financimit. Ne fakt, ne Shqiperi, Maqedoni, Mali te Zi dhe Serbi, zgjerimi i kreditimit eshte financuar duke u mbeshtetur relativisht me shume ne depozitat e brendshme se sa ne kredite e jashtme", eshte nje vleresim tjeter i raportit te FMN-se, qe merr ne konsiderate financimet e brendshme ne vendin tone. Per te vijuar me tej, edhe me treguesin ne rritje te rritjes ekonomike, ku se bashku me Malin e Zi, sipas eksperteve te FMN-se, Shqiperia shenon nivelin me te larte te parashikuar per vitin e ardhshem, 3.5 per qind. Ndersa per vitin qe po mbyllet, FMN ka pohuar se rritja ekonomike ne vendin tone ka qene ne nivelin prej 2.5 per qind, duke e parakaluar vetem Maqedonia, me nivelin prej 3 per qind.