E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Romët do t‘i çojmë në shkollë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ka krijuar një shans më shumë për fëmijët e qendrës "Zemra e nënës". Në këtë ditë, kreu i qeverisë, Sali Berisha, dhe ministri Punës, Kosta Barka, kanë vizituar këtë qendër bamirëse, ku janë njohur edhe me problemet e saj. Kërkesës së drejtuesve të qendrës për shkollim të fëmijëve, Kryeministri iu përgjigj se do të vendosë menjëherë në dispozicion të saj tre mësues të përhershëm të arsimit fillor, në mënyrë që fëmijët e këtij komuniteti t‘i largohen rrugës dhe t‘u kthehen bankave të shkollës. Ndërsa, ministri Barka u shpreh se "nga projekti i nënshkruar pak kohë më parë me PNUD-in parashikohet që rreth 15 000 romë të përfitojnë nga projektet e zhvillimit të infrastrukturës, ndërsa pritet që 150 fëmijë të futen në shkollën fillore". Por, jo vetëm romët do të mbështeten nga projektet e qeverisë. "Në qendër të politikave tona kemi mbështetjen e grupeve në nevojë", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›