E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu dhe Jugu i Shqipërisë bashkohen për të dhënë ndihmë

Atë që s‘e kanë bërë dot të rriturit, të pasurit, apo ata që çdo ditë trumbetojnë për reforma në drejtim të qytetarisë e kanë bërë adoleshentët. Parlamenti rinor i qytetit të Lezhës, shkolla e mesme "Asim Zeneli" në Gjirokastër, shkolla e mesme "Andon Zako Çajupi" në Tiranë, kanë mbledhur një fond modest për t‘ia dhuruar shoqatës së pacientëve me HIV/AIDS. Ky fond modest, por kuptimplotë, do të shkojë në mënyrë të veçantë për dhurata për fëmijët. Iniciativa ka qenë e vetë nxënësve. Ideja e tyre ka qenë bashkimi i të rinjve nga Jugu në Veri, për të qenë sa më pranë fëmijëve me HIV/AIDS, të cilët çdo ditë duhet të përballen me paragjykimin e komshinjve në lagje, prindërve të bashkëmoshatarëve në shkolla, apo edukatoreve në kopshte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›