E Diel, 1 Nëntor 2026

Degët e zanatit, Pollo mbledh vendorët në Berat

Ministri i Arsimit, Genc Pollo, drejtorë të shkollave profesionale dhe kryetari i bashkisë kanë qenë të pranishëm në shkollën e mesme profesionale "Stiliano Bandilli", në Berat. Në një seminar, që synonte njohjen me problemet e degëve të zanatit dhe mënyrat se si ato duhet të bëhen të nevojshme për tregun e punës, Pollo kërkoi mbështetjen e kryebashkiakëve për profesionalet në vend.

"Jemi sot, në një nga shkollat e mesme profesionale më të mira të vendit dhe jemi mbledhur këtu për të theksuar nevojën që kemi për ta zhvilluar, modernizuar dhe përshtatur me nevojat e shoqërisë dhe tregut të punës këtë degë shumë të rëndësishme të arsimit të mesëm, të cilës i kushtojmë një vëmendje të veçantë dhe i japim prioritetin e duhur". Kështu u shpreh ministri Pollo në Berat.

Në këtë seminar ishin të ftuar edhe pushtetarë vendorë të qyteteve: Berat, Tiranë, Kuçovë, Lushnjë, Fier, Durrës, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Rubik, Poliçan etj., përfaqësues nga Ministria e Punës, përfaqësues të donatorëve Sëisscontakt PARSH, CARDS, K-education etj., dhe zyrtarë arsimorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›