Berisha-Rulit: Bëj gati centralin atomik
Berisha këmbëngul për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri.
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, i nxitur edhe nga vendimi i 8 vendeve më të industrializuara të globit, kryeministri e ka rihedhur edhe një herë me insistim, idenë e futjes së Shqipërisë në hartën e vendeve atomike. Në mbledhjen e djeshme, Berisha kërkoi nga ministri i Energjetikës Genc Ruli, të përshpejtohen procedurat për ndërtimin e centralit nuklear në Shqipëri. Në Samitin e Japonisë të vendeve të G8-ës, një ndër temat e diskutuara ishte ndërtimi i 1000 centraleve nukleare, Kryeministri u shpreh se nuk ka arsye që Shqipëria të mos jetë një nga ato vende që të ndërtojë një nga këta një mijë centrale. "Tetë nga vendet më të fuqishmit e botës diskutuan gjatë Samitit për ndërtimin e 1000 centraleve nukleare. Ndaj, zoti Ruli të shpejtohet ndërtimi i centralit bërthamor në Shqipëri, sepse nuk ka pse Shqipëria të mos ketë një nga këta një mijë centrale. Po vjen era nukleare dhe uroj që opozita të dalë nga antiglobalizmi dhe t'i bashkohet kësaj nisme. Kjo ka rëndësi, sepse antiglobalizmi është një lloj opozitarizmi jashtëzakonisht i pafrytshëm", theksoi Berisha. Por si për ta sinjalizuar rrezikun e madh të centralit bërthamor, pak kohë pas deklaratës së Berishës, një ndër vendet më atomike të Evropës, pati probleme me një nga centralet e veta. Gjatë pastrimit të një prej pajisjeve të centralit atomik për energji në jug të Francës, uji i përdorur, i pasuruar me shumicë me uranium, u derdh gabimisht në lumë, duke vënë në alarm të gjithë instancat shtetërore atje.