G99 e Bakalli, ligj për votën e emigrantëve
Lëvizja G99 ka gjetur mbështetjen e deputeti të pavarur, Gilman Bakalli për të depozituar pranë zyrave të Kuvendit një propozim për ndërhyrje legjislative në
mënyrë që Kodi i ri Zgjedhor i Shqipërisë të përfshijë çështjen e votës së jashtme. Dokumenti i plotë i këtij propozimi të propozuar më parë nga G99 iu dorëzua dje deputetit Bakalli i cili e ka dorëzuar në Kuvend. Pas depozitimit Bakalli dhe përfaqësuesi i G99 për votën e emigrantëve Maklen Misha deklaruan se "ky veprim përbën një nga hapat më të rëndësishëm për të realizuar të drejtën kushtetuese të emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në proceset politike të vendit". Deputeti i pavarur Gilman Bakalli deklaroi se mbështeste plotësisht nismën e G99 dhe se shpresonte që ky propozim të merrej në konsideratë serioze dhe mos të anashkalohej nga Kuvendi i Shqipërisë dhe të lihej të flinte në sirtarë.