Shqipëria shton edhe 95 ushtarë të tjerë në Irak
Qeveria ka vendosur dje të shtojë edhe një tjetër komandë prej 95 ushtarësh në Irak, ku Shqipëria bën pjesë në koalicionin "Liria e Irakut".
Në relacionin e ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, thuhet se shtimi i kontingjentit është në vijim të deklarimeve të Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha në Bukuresht gjatë marrjes së ftesës për në NATO për pjesëmarrjen në operacione të luftës kundër terrorizmit. "Kontingjenti shtesë do të përbëhet nga një kompani e regjimentit komando me 95 ushtarakë. Misioni i kontingjentit shtesë është i njëjtë me misionin e kontingjentit që ndodhet aktualisht në operacionin "Liria e Irakut" në Irak. Koha e qëndrimit të kontingjentit në mision do të jetë 195 ditë, periudha normale prej 6 muajsh në mision si dhe 15 ditë shtesë për kohën e qëndrimit gjatë dorëzimit të detyrës", thuhet në relacion. Sipas kreut të Mbrojtjes, kostoja totale financiare për këtë mision është rreth 124.5 milionë lekë, nga të cilat 114.8 milionë shpenzime për shpërblimin ditor të ushtarakëve pjesëmarrës në mision dhe 9.6 milionë lekë shpenzime për sigurim jete. "Fondet për sigurim jete janë llogaritur mbi bazën e sigurimit ditor që realizohet aktualisht për paqeruajtësit tanë në Irak, 567 lekë dita. Ushtarakët për kohën e qëndrimit në mision do të marrin një shpërblim ditor (dietë) në masën 85 dollarë amerikanë", thuhet më tej në relacionin e këtij projekt-akti.