E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët, Kuvendi shqyrton projektin e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi dje projektligjin 

"Për kujdesin ndaj moshës së tretë" në Komisionin parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi prej disa kohësh e kishte depozituar atë në Kuvendin e Shqipërisë. Zv.Kryetari i LSI dhe kreu i Grupit parlamentar të saj, Pëllumb Xhufi si dhe dy nënkryetarët e LSI, deputeti Dritan Prifti dhe Filloreta Kodra, ishin të pranishëm në mbledhjen e djeshme në Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale për të paraqitur për anëtarët e tij projektligjin dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të tyre rreth draftit, asaj çfarë përmban ai dhe synimit. Prifti prezantoi fillimisht Projektligjjin e moshës së tretë. Ai argumentoi disa nga pikat kryesore të tij, si ngritja e Qendrave pranë pushtetit vendor për të moshuarit, transporti pa pagesë ose me gjysmë pagese për moshën e tretë, mbështetje financiare për ata individë të moshës së tretë që jetojnë me persona me aftësi të kufizuar, si dhe marrja e pensionit të 13-të për të gjithë individët e moshës së tretë. Anëtarët e komisionit të Çështjeve Sociale mirëpritën projektligjin, i cili do i dërgohet për mendim ministrisë së Financave, asaj të Punës dhe Shëndetësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›