E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Sarmi: Asistence italiane per cilësine postare



PostaI, përmes drejtorit ekzekutiv Masimo Sarmi i prezantoi dje Kryeministrit Sali Berisha shërbime elektronike të kryera nëpërmjet postës dhe telefonisë celulare të tilla si transfertë të parave, shpërndarje të ndihmës sociale dhe shërbimeve të tjera qeveritare. Ndër to dhe shërbime me certifikata apo të tipit konsullor. Z. Berisha, pasi i falënderoi për interesin dhe propozimet në drejtim të rritjes së numrit të shërbimeve dhe përmirësimit të cilësisë së tyre ndaj qytetarëve, siguroi që qeveria shqiptare do të mbështesë bashkëpunimin midis Postës Shqiptare dhe asaj Italiane. Kryeministri Berisha tha se ndonëse Posta Shqiptare, me reformat strukturore të ndërmarra në këto tri vitet e fundit, ka rritur numrin e shërbimeve dhe përmirësimin e rrjetit të saj, asistenca dhe bashkëpunimi me Postën Italiane do t’i shërbejë asaj për t’u modernizuar më tej. Kryeministri Berisha theksoi se përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, pjesë e të cilave është edhe Posta Shqiptare, është ndër objektivat e rëndësishëm të qeverisë shqiptare. Z. Sarmi i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet për sukseset e arritura nga Posta Shqiptare dhe i prezantoi një sërë shërbimesh të tjera të mundshme që Posta Shqiptare mund të ofrojë, e asistuar nga Posta Italiane, veçanërisht në shërbime të tipit e-government.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›