Sejdiu i jep Berishës “Medaljen e Artë të Lirisë”
Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë.
“Përbën për mua nderimin të madh, sepse këtu në Kosovë u zhvilluan të gjitha lëvizjet e mëdha për liri të shqiptarëve, prandaj ndihem shumë krenar me këtë medalje që më dhatë sot”, u shpreh i emocionuar Berisha, i cili mbajti një fjalim inkurajues në Kuvend.
Ai iu premtoi ligjvënësve kosovarë se Republika e Shqipërisë do ta mbështesë Kosovën në të gjitha sferat e funksionimit të shtetit, me qëllim që rruga e nisur mbarë të vazhdojë më tutje. Edhe në kuvend, Berisha tha se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të jetësohet brenda strukturave të Bashkimit Evropian.
Ndërsa vetë prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri shqiptar e përjetoi shumë emocianalisht, për faktin se siç tha, është hera e parë që iu drejtohet ligjvënësve të Kosovës së pavarur. “E përjetoj këtë moment si një nga ngjarjet më të shënuar të jetës sime, sepse ju me sakrificën tuaj e shndërruat në realitet ëndrrën më fisnike, më të bukur, më sublime, ëndrrën e lirisë”, u shpreh Berisha. Kosova në 130 vjetët e fundit, sipas tij, ka qenë gjithnjë djep i lëvizjes kombëtare shqiptare i Lidhjes së Prizrenit dhe i shumë kryengritjeve të mëdha, që siç tha Berisha, sollën pavarësinë e Shqipërisë. “Por Kosova e pavarur është faqja më e ndritur e kombit”, tha ai.
Kryeministri Berisha në këtë seancë nuk harroi t’i përmendë dy figurat më të rëndësishme të historisë së fundit të Kosovës, presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, i cili sipas tij, nxori Kosovën nga errësira dhe me politikën e tij vizionare e ngriti në kancelaritë më të mëdha të botës, si dhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, që me sakrificën e madhe ndezi dritën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Asnjë komb tjetër në Evropë nuk ka pas të kaluar më të dhimbshme, më dramatike dhe më të vështirë se shqiptarët. Të sillen fqinjët pa mëshirshëm ndaj nesh, me spastrime njerëzore, copëtime të dhimbshme, ksenofobi të egra, duke marrë qindra e mijëra jetë njerëzish. Por, më në fund arritëm të mbrojmë vokacionin perëndimor të të ardhmes evropiane”, tha Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë në vazhdim tha se ato që kemi përjetuar nuk duhet t’i harrojmë, por tha se nuk duhet të na shërbejnë si pengesë për të ardhmen. “Integrimi mbetet ylli polar që ndriçon të ardhmen e rrugës sonë të përbashkët”, u shpreh ai. Në fund, Berisha u shpreh shumë i kënaqur me të arriturat në Kosovë në 20 muajt e pas pavarësisë. “Unë nuk di ndonjë vend tjetër sikur që është rasti me Kosovën, që ka arrit rezultate kaq të mëdha në më pak se 2 vjet pavarësi. Në 20 muaj Kosova paraqitet si i ri i pjekur”, tha Berisha.