E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Kodra: Qeveria masa për shtresat në nevojë

Nënkryetarja e kësaj partie, Filloreta Kodra tha gjatë një konference se strategjia e mbrojtjes sociale e prezantuar dje në parlament është shprehje e kujdesit për shtresat në nevojë.

“Rritja në vazhdimësi e pensioneve, ulja e moshës së pensionit për minatorët, përmiresimi i skemës së ndihmës ekonomike , janë elementë të qendrueshëm për përmiresimin e nivelit të jetesës të qytetarëve që nuk kanë mundësi tjetër përvec ndihmës së shtetit”, theksoi ajo.

Sipas saj, këto masa të qeverisë shqiptare janë një element shumë i rëndësishëm i programit qeverisës të LSI, “që ka në prioritetet e veta përmiresimin e kushteve të jetesës për moshën e tretë, tashmë pjesë e programit të përbashkët qeverisës ku përvec rritjes së pensionit parashikohet edhe shtimi i disa shërbimeve falas, si kujdesi e shërbimet shëndetesore, transporti urban e ndërurban falas, rimbursimet e ilaceve etj”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›