E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shmangni incidentet në zgjedhje

 

Pak orë para heshtjes elektorale, kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime në 28 qershor dhe të shmangin të gjitha incidentet. “Një moment është jashtëzakonisht jetik, shmangia e çdo lloj tensioni. Së dyti, të mos lejojmë që një virtyt, një vlerë madhore e jona, siç është solidariteti familjar, të na kthehet në një dëm serioz për zgjedhjet. Çka do të thotë që të gjithë ne në familjet tona, kush me bashkëshortin, kush me prindërit, me gjyshërit, me vëllain, motrën do të shkojmë pasnesër në kutitë e votimit, por kusht vendimtar është që asnjë të mos tentojë të votojë kolektivisht”, u shpreh kreu i qeverisë. Në të njëjtën kohë ai i ka bërë thirrje komisionerëve të mos lejojnë votimin kolektiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›