Kandidatja e PD kërkon votën e maturantëve
LAÇ - Në festën përmbyllëse të maturës së shkollës "At Shtjefën Gjeçovi" në Laç është shfaqur fare papritur kandidatja për deputete e PD-së, Paulina Hoti. Pedagogia e Fakultetit të Juridikut në Shkodër ka shfrytëzuar këtë rast për t'u kërkuar votën të rinjve. Prania e saj, rreth orës 01:30 në ambientet e mbrëmjes, ishte surprizë për maturantët. Kandidatja për deputete e Qarkut Lezhë u uroi nxënësve suksese në vijim. Pas saj fjalën e mori kryebashkiaku Luigj Isufi, i cili, sipas disa nxënësve, premtoi bursa për më të mirët. Ndërsa kreu i Arsimores, Pashk Syziu mësohet se u ka kërkuar maturantëve të votonin pedagogen e ardhshme të tyre. r.n