“Incidenti, provokim ordiner i Edi Ramës”
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje ndaj incidentit të ndodhur para selisë së qeverisë mes policisë dhe disa punonjësve, të cilët po tentonin të ngrinin skelën për mitingun e PS-së. Pasi e ka ndjekur ngjarjen nga dritarja e zyrës së tij, kreu i qeverisë ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama për provokim të situatës. “Edi Rama organizoi një provokacion ordiner. E bëri këtë edhe për faktin se sheshet nuk i mbush dot. Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin”, u shpreh Berisha.