Spitalet bashkiake më të shtrenjta se ato rajonale
11/11/2011 ISKSH: Për herë të parë llogaritet kostoja e shërbimeve spitalore
Shtrimi në spital nga 5 mijë lekë të reja në ditë deri në 17 mijë lekë
Ndonëse sëmundja për të cilën pacientët mund të kurohen në spitalet e qyteteve të tyre është e njëjtë, kostoja e trajtimit mbart vlera nga më të ndryshme. Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, konfirmohet se në spitalet bashkiake të qyteteve kostoja e sëmundjes rezulton të jetë tre herë më e lartë se sa në ato rajonalet. Këto të fundit raportojnë kosto më të lartë për ditët e qëndrimit në spital. Pas një pune të gjatë të bërë nga ekspertët e ISKSH, është mundësuar për herë të parë matja e kostos së shërbimeve për diagnoza e ditëqëndrimit në spital. Konkretisht për një ndërhyrje kirurgjikale një pacient paguan 45 mijë lekë të reja në spital rajonal, në atë bashkiak i duhet të paguaj për të njëjtin shërbim 55 mijë lekë. Arsyeja që një pacient nxjerr nga xhepi më shumë para për të njëjtin shërbim nga një spital në tjetrin është mungesa e aparaturave dhe e stafit mjekësor në spitalet e vogla që e detyrojnë atë të shkojë drejt spitaleve rajonale, pra më të mëdha. Grafiku i detajuar nga ISKSH tregon gjithashtu se nëse një pacient paguan 8 mijë lekë për një ditëqëndrimi në spitalin e Beratit, në Vlorë për të njëjtin ditëqëndrimi paguan 17 mijë lekë. Kjo për shkak se në spitale më të mëdha se ato të qyteteve të vogla kanë fituar më shumë besimin e pacientëve për një diagnostikim më të mirë. Teksa janë prezantuar llogaritjet e bëra, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se problemet më imediate që kërkojnë zgjidhje i shfaq sektori spitalor. Llogaritjet janë detajuar për 4 shërbimet kryesore me shtretër (Kirurgji, Gjinekologji-Obstetri, Pediatri dhe Patologji), duke specifikuar edhe kostot mesatare për ditëqëndrimi në shërbimet që i gjeni të detajuara në grafikun bashkangjitur shkrimit.