KQZ: Nuk do t’i hapim kutitë e Fierit
08/07/2009 Komisioni përfshihet në debate, ku palët akuzojnë për njollosje të zgjedhjeve
Vendimi u mbështet nga përfaqësuesi i LSI-së, por do të ankimohet nga PS-ja
Mazhoranca në komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendosi të mos numërojë kutitë e KZAZ-ve të Qarkut të Fierit dhe t’i përfshijë ato në rezultat, kuti të cilat, sipas pretendimeve të socialistëve, u sigurojnë atyre mandatin e 9-të në këtë qark. Mënyrën se si procedoi kjo mazhorancë për këtë qark, është denoncuar edhe nga nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, e cila akuzoi kryetarin Ristani se po përdor standard të dyfishtë në miratimin e rezultateve në qarqe. Sipas rezultateve të deritanishme në Qarkun e Fierit, PS-ja ka 8 mandate, PD-ja 7 mandate dhe LSI-ja 1 mandat.
Vendimi
Numërimi ose jo i kutive problematike të Qarkut të Fierit të sekuestruara nga KQZ-ja do të jetë pjesë e shqyrtimit të kërkesave ankimore nga subjektet zgjedhore, nëse do të ketë. Kjo ka qenë pikërisht edhe argumentimi i ndjekur nga anëtarët dhe përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ gjatë shqyrtimit të rezultateve të këtij qarku. Debati është përqendruar në mospërfshirjen në rezultat të dy kutive të KZAZ-së nr. 20, të cilat, pasi ishin numëruar, ishin shpallur të pavlefshme nga KZAZ-ja në fjalë. “Jam dakord se KZAZ-ja ka bërë gabim dhe e ka administruar në mënyrë të gabuar procesin, por ka rrugë procedurale, e cila duhet respektuar. Kodi parashikon korrigjimet e tabelave, të cilat, siç i kemi përpara, janë miratuar nga KZAZ-ja dhe, nëse dikush nuk është dakord, kjo do të jetë pjesë e ankimimit”, - tha kryetari Ristani. Këtë logjikë ndoqi edhe përfaqësuesi i LSI-së Ilirian Muho. Ndërkohë përfaqësuesit e PS-së kërkuan përfshirjen e rezultateve të këtyre dy tabelave në tabelën përfundimtare të KZAZ-së. “Propozoj korrigjimin e shifrave dhe të përfshirjes së rezultateve të qendrave të votimit 31-85 dhe 31-88 në tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr. 20”, - propozoi përfaqësuesi i PS-së Genci Gjonçaj. Ndërsa nënkryetarja e KQZ-së, Subashi, duke përdorur të njëjtin argumentin ligjor të këtyre ditëve, ka akuzuar kryetarin e KQZ-së për përdorim të dy standardeve në trajtimin e çështjeve për nxjerrjen e rezultateve. “Korrigjimi i tabelës nuk lidhet vetëm me shifrat, por me gjithë dispozitat që kanë të bëjnë me rezultatin. KQZ-ja po mban dy standarde: një për Lezhën dhe një tjetër për Fierin”, - tha ajo. Përballë kësaj akuze kryetari Ristani ka sjellë argumentet e veta, që sipas tij tregojnë se këto janë dy raste të ndryshme. “Në rastin e Lezhës në materialet zgjedhore mungonte vendimmarrja për të bërë numërimin e 6 kutive, si dhe mungonte tabela përmbledhëse. Ndërkohë që në Fier komisionerët kanë marrë vendim, ku sipas gjykimit të tyre nuk janë përfshirë rezultatet e dy kutive, pasi janë vlerësuar të paligjshme. Nuk ka dy standarde”, - tha Ristani.
Qarku i Fierit
Nga verifikimi i materialeve zgjedhore rezultoi se rezultatet e nëntë qendrave të votimit nuk ishin hedhur në tabelat përmbledhëse, dhe konkretisht: KZAZ-ja nr. 18 nga 78 qendra votimi ka përfshirë në tabelat përmbledhëse 75 qendra votimi; KZAZ-ja nr. 19 nga 75 qendra votimi ka përfshirë vetëm 70 qendra votimi; KZAZ-ja nr. 20 nga 103 ka përfshirë 100 qendra votimi; KZAZ-ja nr. 22 nga 83 qendra votimi ka përfshirë vetëm 82 qendra votimi; KZAZ-ja nr. 23 s’ka vendim për tabelën përmbledhëse. Mes tyre në tri të tjera nuk ishte zhvilluar fare procesi i votimit. Për komisionerët përgjegjës, siç tha kryetari i KQZ-së, institucioni që ai drejton ka bërë kallëzim penal në organin e prokurorisë.
Kutitë e numëruar të papërfshira në rezultat
Qendra e votimit 31- 85
PD - 78 vota
PSV ’91 - 2 vota
PBDNJ - 2 vota
PDS - 3 vota
G-99 - 2 vota
PSD - 3 vota
PS - 190 vota
Qendra e votimit 31- 88
PD - 82 vota
PDI - 6 vota
PR - 3 vota
LZHK - 1 votë
LSI - 79 vota
PSD - 2 vota
PS - 305 vota
Batutat politike
Ristani (Subashit): “Tentativat tuaja për të anatemuar punën e KQZ-së jantë dashakeqësi për të penguar punën tonë, janë tentativa për të bërë pis zgjedhjet, janë tentativa për të goditur sistemin.”
Subashi (Ristanit): “Këto deklarime, zoti kryetar, janë jashtë detyrës dhe asaj që përfaqësoni këtu, prandaj nuk u takon të bëni deklarata të tilla. Argumentet që unë solla këtu nuk bëjnë në asnjë mënyrë pis zgjedhjet, argumentet e mia tregojnë se zgjedhjet janë bërë pis.”
Varfi (Ristanit): “Deklarimet nuk janë korrekte. Nuk jemi ne që i bëjmë pis zgjedhjet. Ato janë pis, pa duket.”
Mazhoranca vendos
Rezultati në Shkodër merr miratimin e KQZ-së
Çdo subjekti zgjedhor që kërkon të ankimojë rezultatin e Qarkut të Shkodrës i ka lindur e drejta që mesditën e djeshme, kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota “pro” dhe tri “kundër” këto rezultate. Sipas rezultatit të përpiluar nga KZAZ-të dhe i miratuar nga KQZ-ja, me disa korrigjime të vogla, në këtë qark koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” fitoi 7 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” 4 mandate. Komisioni nuk mori parasysh shqetësimin për përfshirjen në këtë rezultat të dy qendrave të votimit. “Të gjitha qendrat e votimit që janë marrë në dorëzim si të rregullta duhet të ishin të përfshira në rezultat. Përderisa kjo nuk është përmbushur nga KZAZ-të, duhet ta bëjë KQZ-ja, pasi kjo përbën një problem thelbësor për rezultatin zgjedhor. Mungesa e dy qendrave të votimit të marra në dorëzim dhe të mospërfshira në tabelë më duket e pavend”, - deklaroi nënkryetarja Subashi, përfaqësuese e PS-së në komision. Sipas relacionit të vendimit të marrë nga KQZ-ja, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ. Pas disa saktësimeve nga administrata e KQZ-së për dy KZAZ-të e këtij qarku përfaqësuesit e opozitës votuan kundër vendimit, me pretendimin se rezultatet e dy qendrave të votimit nuk ishin përfshirë në tabelat përmbledhëse të miratuara nga komisionerët e KZAZ-së përkatëse.
Kërkesat pa objekt
Rrëzohen ankimimet e LZHK-së për Tiranën
Asnjë nga pesë kërkesat ankimore të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ndaj rezultatit zgjedhor që dolën nga zgjedhjet e 28 qershorit për Qarkun e Tiranës nuk u morën parasysh. Arsyeja kryesore dhe e njëjtë për të gjitha këto kërkesa ishte pikërisht dorëzimi pranë KQZ-së i tyre para afatit të parashikuar në ligj. Anëtarët e komisionit, të cilëve me short u kishte rënë të relatonin nga një kërkesë secili, kanë përdorur të njëjtin argument: “nuk ka rezultat për Qarkun e Tiranës”. Në këtë mënyrë, ata i vlerësuan kërkesat në kundërshtim e me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe konkretisht në nenin 123 për sa i takon formës dhe përmbajtjes së tyre, duke propozuar rrëzimin e kërkesës. Në unanimitet anëtarët prezentë në komision votuan pro kërkesës për rrëzimin e kërkesave të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa KZAZ të Qarkut të Tiranës. Përmes ankesës së saj pranë KQZ-së kjo forcë politike kontestoi tabelën përmbledhëse të rezultateve në KZAZ-të nr. 45, nr. 47, nr. 49, nr. 51 dhe nr. 53 të Qarkut Tiranë, duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja koalicioni “Poli i Lirisë”, grupim i gjashtë partive dhe i kryesuar nga LZHK-ja mori në zgjedhjet e 28 qershorit 27 493 vota ose 1.82 %.