Kushtetuesja çel seancën e gjykimit për hetimorin “Rama 2”
08/07/2009 Bashkia e Tiranës kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e komisionit
Kuvendi legjitimon hetimin dhe kërkon rrëzimin e kërkesës
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e kërkesë-padisë së Bashkisë së Tiranës për pezullimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor “Rama 2”. Përfaqësuesi ligjor i Bashkisë së Tiranës deklaroi se komisioni hetimor “Rama 2” ka cenuar pavarësinë e pushteteve dhe se vetëm gjykata mund të shfuqizojë vendimet e KRRT-së. Gjykata u njoh edhe me pretendimet e palës së interesuar, konkretisht të Kuvendit të Shqipërisë, e cila është edhe pala e paditur, që kërkoi rrëzimin e kërkesës. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës për të ushtruar kontroll mbi njësinë e qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë), nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë; shfuqizimin e vendimit nr. 249, datë 24.04.2009 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për ‘Ngritjen e komisionit hetimor’ dhe pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 249, datë 24.04.2009 për ngritjen e komisionit” ishte objekti i kërkesës së Bashkisë së Tiranës. Komisioni parlamentar “Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës” u ngrit më 24 prill të këtij viti me 68 votat pro të maxhorancës qeverisëse të djathtë. Në seancën parlamentare të 16 majit të po këtij viti Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor të prezantuar nga kryetari i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinad Xhaferri. Pasi lexoi raportin prej disa faqesh të komisionit, ai kërkoi që çështja t’i kalojë për shqyrtim Inspektoratit të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive dhe Avokaturës së Shtetit. “Komisioni konstatoi se lejet e ndërtimit të dhëna gjatë periudhës që hetoi ky komision janë në kundërshtim të plotë me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave, pasi të paktën dy anëtarë të KRRT-së janë favorizuar”, - tha Xhaferri. Sipas tij, gjendja e krijuar në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Për këtë arsye, ai i kërkoi Kuvendit që të miratojë këtë raport dhe ta dërgojë atë në prokurori për fillimin e ndjekjes penale të përgjegjësve. Shpallja e pavlefshme e lejeve të ndërtimit dhënë më 17 prill 2009 ishte kërkesa e fundit që komisioni i bëri Kuvendit. Kjo ishte e dyta herë që për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kërkohej një hetim parlamentar. Në vitin 2003 kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor me akuzën për shpërdorim me detyrën dhe fondet publike. Kjo ka qenë seanca e parë gjykuese si për këtë çështje, ashtu dhe për sa i takon punës së këtij institucioni pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjatë muajit korrik ky institucion ka parashikuar seanca gjykimi edhe për katër çështje të tjera, duke u hapur rrugë pushimeve të sezonit të verës. Nga axhenda e Gjykatës Kushtetuese për çështjet në gjykim, nga katër që janë gjithsej, dy kanë kërkuar institucionin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës e të Shkodër dhe te dy të tjerat kërkues janë qytetarë shqiptarë, me palë të interesuara Prokurorinë e Përgjithshme dhe Bashkinë e Fierit.
Padi institucionale
Gjykata e Apelit e Gjirokastrës kërkon shfuqizimin si të papajtueshme me nenin 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të fjalisë së fundit të nenit 202 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 ‘Për Kodin Rrugor”, seancë e parashikuar më 9 korrik. Ndërsa Gjykata e Apelit e Shkodrës kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit të fundit të nenit 37 të ligjit nr. 9707, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Kjo seancë do të zhvillohet më 14 korrik.
Padi civile
Qytetari Fation Sterkaj kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 322, datë 16.11.1999 të Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe vendimit nr. 91, dt. 24.03.2000 të Gjykatës së Lartë Tiranë. Ndërsa qytetarja Violeta Kanani, me subjekt të interesuar Bashkinë e Fierit, kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimit nr. 781, datë 12.06.2007 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Seancat hapëse të të dyja këtyre çështjeve do të shqyrtohen më 16 korrik.