Berisha: Shqipëria, e vetmja e paprekur nga kriza

Shqipëria është i vetmi vend që nuk është prekur nga kriza globale. Kështu është shprehur Kryeministri Berisha në komitetin e planifikimit të strategjive. Sipas tij në një kohë që të gjithë vendet ulën rrogat dhe pensionet vendi ynë i rriti ato. Kryeministri Berisha duke bërë një rishqyrtim të buxhetit të 2009-ës theksoi se të ardhurat u dëmtuan jo nga kriza por nga rënia e çmimit të naftës, hekurit dhe grurit në bursë. Ai shtoi gjithashtu se forcimi i euros ndikoi në rritjen e defiçiti buxhetor me 1 për qind.
...