E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Mister Dosja dhe ‘çunat e bllokmenëve’, shpifjet, sharjet dhe trillimet, janë platforma e politikës së re

‘Çuni i Kristaqit’ nxori ‘çunin e Xhelilit’, me gjuhë halabaku dhe pamje terroristi, për të sharë si rrugaç ministrin e Financave Bode vetëm e vetëm se ai u tha shqiptarëve të vërtetën, u faktoi atyre se në Jalë, Edi Rama dhe pronari i Tele-Jalës kishte vendosur të ndërtonin parajsën e tyre turistike dhe se kjo qeveri ua rrëzoi atyre ëndrrën për të grabitur dhe betonuar bregdetin”. Partia Demokratike ka reaguar përsëri dje, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani, lidhur me akuzat e errëta të eksponentëve të PS-së, lidhur me parajsën turistike, që autokrati Edvin Rama, bashkë me pronarët e Tele-Jalës, tentuan të ndërtojnë ëndrrën e tyre në shkelje me ligjet e shtetit, për të grabitur dhe betonuar bregdetin shqiptar. 

“Edi Rama, ‘Mister Dosja’ apo ‘Mister 15 %’ ju paraqiti shqiptarëve ‘çunin e Xhelilit’ me gjuhë dhe figurë halabaku për të protestuar për Jalën, në të cilën Edi Rama dhe pronari i Tele-Jalës kishte vendosur të ndërtonte parajsën e tyre turistike. ‘Çuni i Kristaqit’ nxori ‘çunin e Xhelilit’, me gjuhë halabaku dhe pamje terroristi, për të sharë si rrugaç ministrin e Financave Bode vetëm e vetëm se ai u tha shqiptarëve të vërtetën, u faktoi atyre se në Jalë, Edi Rama dhe pronari i Tele-Jalës kishte vendosur të ndërtonin parajsën e tyre turistike dhe se kjo qeveri ua rrëzoi atyre ëndrrën për të grabitur dhe betonuar bregdetin. Mister Dosja faktoi se politika e tij e re janë “çunat e bllokmenëve” dhe se shpifjet, sharjet dhe trillimet janë platforma e kësaj politike të re”, u shpreh zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani. Reagimi i PD-së erdhi pas një deklarate të anëtarit të kryesisë së PS-së, Ilir Gjoni, i cili tha se projekti kombëtar i Jalës me përfoljet dhe aferat e dyshuara të tij, ka sjellë një dëm ekonomik dhe moral për vendin tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›