PS e Sarandës prezanton kandidatët për deputetë
Strukturat lokale të Partisë Socialiste të Sarandës, kanë prezantuar në komunë Xarrë tre kandidatët për deputetë të kësaj force politike, Luiza Xhuvani, Kosta Barjaba dhe Rajmonda Gjoni. Kryetari i komunës Xarrë, Dhimo Kote, përfaqësues i Partisë Socialiste, duke i uruar mirëseardhjen kandidatëve shprehu angazhimin e tij personal për realizimin me sukses të fushatës elektorale.
Kandidatët për deputetë, theksuan rolin e strukturave lokale, të partisë për një fushatë të frytshme elektorale. Ata gjithashtu i bënë thirrje komunitetit, veçanërisht atyre që nuk kanë pasaportë, të pajisen me letërnjoftimet e reja elektronike, kusht ky për pjesëmarrjen në votime dhe për të ushtruar të drejtën e votës