E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Me largimin e kësaj qeverie, do të marrë frymë ekonomia

Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi gjatë vijimit të turit elektoral u ndal në Sukth të Durrësit. Gjatë fjalës së tij Gjinushi theksoi se partia e tij ka një rol përcaktues në fitoren e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. Me largimin e kësaj qeverie, shkaktare të krizës, ekonomia do të marrë frymë. Njerëzit do të investojnë, emigrantët do të shtojnë të ardhurat, biznesmenët jo vetëm sdo ikin por do fillojnë të kthehen, u shpreh kreu i PSD-së Gjinushi. Gjinushi ju kërkoi banorëve të Sukthit që të votonin PSD, dhe se vota e tyre nuk do të shkonte kot por do të ishte në favor të së majtës, e cila do të rrëzojë Berishën dhe do të sjellë ndryshimin e vërtetë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›