Numërimi i votave, KQZ shtyn për herë të dytë mbledhjen
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mënyra e numërimit të votave ka qenë përsëri objekt debati në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, thirri një mbledhje për të miratuar udhëzimin për GNV-të të shtyrë ditën e hënë. Udhëzimi i ri, i paraqitur, përjashtonte nenin 2 të tij, i cili ishte dhe pika që shkaktoi debat mes anëtarëve të komisionit por dhe përfaqësuesve të partive të mëdha. Në nenin 2 të këtij udhëzimi përcaktohej që grupet e numërimit të votave mund të vazhdojnë punën, edhe nëse në to janë vetëm 2 anëtarë dhe jo 4 sa duhet të ketë normalisht një GNV. Kjo pikë nuk është mbështetur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, por as nga anëtarët opozitarë në KQZ, Dëshira Subashi e Artan Laze. I njëjti debat u hap përsëri dje, edhe pse kjo pikë ishte hequr nga udhëzimi. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ pohoi se nuk mund të zgjidhet çështja duke e hequr këtë pikë, ndërsa kërkoi më shumë kohë për një zgjidhje konsensuale. “Çështja më e rëndësishme e udhëzimit mbeti kjo pikë e pazgjidhur. Ta heqësh gjënë që nuk gjeti zgjidhje, nuk është zgjidhje e mirë. Ajo që unë do të propozoja dhe besoj se do kisha dhe mirëkuptimin tuaj, pasi gjithçka po bëhet për një zgjidhje racionale dhe të pranueshme për të gjithë, është dhënia e pak më shumë kohë”, - tha Gjonçaj. Por ky argument nuk u mbështet nga kreu i KQZ-së dhe as nga përfaqësuesi demokrat në Komision, Njazi Kosovrasti. Ristani tha se udhëzimi ka një tjetër qëllim atë të mënyrës se si do të veprojë GNV-ja në raport me teknologjinë, prandaj, sipas tij, është më se normale që të kalohet udhëzimi pa këtë pikë. Ai u tregua i gatshëm që çështjen e debatuar ta diskutojë në çdo moment tjetër. Por kundër këtij argumenti doli nënkryetarja e Komisionit, Dëshira Subashi, e cila në mbledhjen e së hënës votoi kundër udhëzimit. Ajo pohoi se vazhdonte të kishte të njëjtin qëndrim, edhe pse ishte hequr neni 2, prandaj nuk kishte kuptim të diskutohej e njëjta gjë që u diskutua më parë. Në mungesën e një konsensusi u vendos që udhëzimi të shqyrtohet paraditen e sotme. Po dje është miratuar zëvendësimi i disa anëtarëve demokratë në KZAZ-të 39, 41 dhe 50.
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009