Berisha: Shqipërinë do ta bëjmë si Amerikën, në SHBA do shkojmë për vizita
Kryeministri Sali Berisha prezantoi pasditen e djeshme në Librazhd kandidatin e Partisë Demokratike, ish-kryetarin e kësaj force politike, Eduart Selami. Në fjalën e tij kryeministri Berisha teksa përmendi disa prej arritjeve të qeverisë, ndërsa nuk i kurseu as akuzat për kreun e opozitës Edi Rama.
Deklarata
E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qytetarët e Tiranës u tha atyre se çfarëdo ti kërkosh kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhura shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Çermenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panomarik që është, qytetarët e Librazhdit. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga, tha kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë komentoi edhe deklaratën për heqjen e vizave me SHBA-të. Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë, u shpreh kryeministri Berisha.
Investimet
Në vijim, kreu i qeverisë u ndal tek investimet e bëra nga qeveria në këto tetë vite në zonën e Librazhdit. Në këto pak vite në këtë rreth kemi investuar shumë e shumë km rrugë në katër anët e rrethit. Jemi të vendosur të ndërtojmë katër vitet që vinë çdo km rrugë në çdo fshat të këtij rrethi. Gjatë këtyre viteve kemi investuar në një seri shkollash, ndërtuar dhe rindërtuar mbi 20 shkolla, do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë të re, kemi ndërtuar dhe rindërtuar, qendra shëndetësore, ujësjellësa e kanalizime, numri i bizneseve është dyfishuar, nga 400 biznese që kishte Librazhdi sot ka 1400 biznese. Katër vitet që vinë janë vitet e infrastrukturës më moderne, e ujësjellësit të ri të Librazhdit dhe zonave përreth. Së shpejti inaugurohen punimet në gjithë gjatësinë e rrugës Kukës-Qafë Plloç, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Imami: Rilindja është projekt për
varrosjen e ekonomisë së Shqipërisë
Kandidati për deputet, njëherësh edhe kryesuesi i zgjedhjeve të PD-së në qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi një takim me banorë të fshatit Murriqan në Cërrik. Në fjalën e tij, Imami vlerësoi investimet e bëra nga qeveria gjatë këtyre viteve në qarkun e Elbasanit. Ndryshimi në qarkun e Elbasanit është i dukshëm, edhe në Malësitë përqark ka ndryshime të mëdha, në Gjinar, Kukur, Orenjë e Stërblevë, sepse ka shkuar rruga , ku shkon rruga shkon përparimi, zhvillimi, ecën tregtia, ecën prodhimi. Ky ishte vizoni i Sali Berishës para tetë vjetësh. Siç kemi bërë investimet në Murriqan do të bëhet e gjithë Shqipëria dhe të gjitha këto investime në rrugë rurale do të mbyllen katër vjeçarin e ardhshëm, tha Imami. Në vijim, Arben Imami akuzoi opozitën duke theksuar se modeli ekonomik qe ajo propozon shkatërron ekonominë. Nuk është program për Rilindjen e Shqipërisë, por një projekt për varrosjen e ekonomisë së Shqipërisë. Modeli i Edi Ramës është një rrezik i madh në Shqipëri, pasi nuk është i ndershëm. Ai duhet të thotë sesa e ka këtë taksë progresive, tha Imami.
Berisha: Po të mos isha kardiolog, do isha bërë fermer
Kryeministri Berisha zhvilloi dje një bashkëbisedim me fermerët e Komunës Gjergjan në Elbasan. Duke ju përgjigjur interesit të fermerëve, kryeministri tha se qeveria do të vijojë me reformat për mbështetjen e fermerëve. Një gjë dua tju garantoj juve këtu, çdo fshatari çdo fermeri të këtij vendi , se ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që ju të prodhoni më shumë, që ju të fitoni më shumë, që ju të begatoheni më shumë. Për ne bujqësia dhe degët e saj, zhvillimi i tyre, janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë, premtoi kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek mandati i tretë, kreu i qeverisë tha se gjatë katërvjeçarit të ardhshëm qeveria do të rrisë grantet për fermerët. Ne vijmë tek ju të bindur se projekti i granteve që ne e filluam për herë të parë në 2007 është një histori e vërtetë suksesi. Gjatë këtij viti mund të kem pasur absolutisht jo më sulm ankesa se sa gishtërinjtë e duarve. Kam pasur zero ankesa që të thonë, zoti kryeministër nuk ma financuan projektin sepse jam socialist. Është zbatuar ligji dhe interesi publik. Grantet në bujqësi katër vitet që vijnë do të rriten nga 57 milionë dollarë në 156 milion dollarë, deklaroi kryeministri Berisha. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, kryeministri tha se në qoftë se nuk do të ishte bërë kardiolog do të ishte bërë një fermer. Unë me profesion jam kardiolog, e kam dashur shumë këtë profesion dhe të po të mos isha në politikë do të isha kardiolog. Por po të mos isha kardiolog, unë do të isha fermer. E kam dashur shumë. Punë e lodhshme, por një punë dinjitoze dhe e kënaqshme sa më nuk bëhet, tha kryeministri Sali Berisha.