E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Situata po përmirësohet, gati plani B

Autori i Lajmit: RedaksiaKryeministri Sali Berisha ka vizituar sërish sot zonat e përmbytura në Shkodër, nga ku ka theksuar edhe një herë se të gjitha dëmet materiale do të kompensohen. Gjatë inspektimit në fshatin Kuq të komunës Guri i Zi kreu i Qeverisë ka pohuar se situata po shkon drejt normalizimit ndërsa ka kërkuar që të jetë gati dhe plani B apo C. Ndërsa ka shtuar se ishte shmangur një katastrofë njerëzore, dhe po punohet për të shmangur atë që, deri më tani është katastrofë vetëm ekologjike. Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, krerë dhe nënkryetarë të komunave e prefekturës, kryeministri falënderoi ata qindra burra dhe gra të komunave të përmbytura të Dajçit, Anës së Malit dhe Gurit të Zi që në bashkëpunim me autoritetet vendore e qendrore, në një përpjekje të jashtëzakonshme, bënë që në një betejë që po vazhdon për gati dy javë të mos kemi as edhe një jetë njeriu të humbur.
Ndihma
“Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuuar mbi 5 mijë qytetarë nga zonat e përmbytura dhe mijëra krerë gjë e gjallë”, - tha Kryeministri, duke vlerësuar në këtë operacion shpëtimi, si më të madhin në angazhimin dhe gatishmërinë e forcave të rendit, ushtrisë, etj. Sipas tij Shkodra njohu vërtetë ngjarjen më të rëndë ndoshta të 100 viteve të fundit, por Shkodra njohu dhe solidaritetin më të madh në tërë historinë e saj. Kreu i qeverisë theksoi se nën ujë qëndrojnë zona të tëra nga më pjelloret, që përbëjnë njëkohësisht edhe një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor të vendit. “Qëndrojnë nën ujë territore të tëra nga më pjelloret në vend. Kjo ka qenë dhe është një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor në vend”, - vuri në dukje Kryeministri. Ai kujtoi me këtë rast ndihmat e shumta nga vendet mike, si Kosova, Italia, Austria, Greqia, Franca, Maqedonia dhe një seri vendesh dhe organizmash të tjera ndërkombëtare që merren me fatkeqësi natyrore. “Solidariteti juaj, i komunave të Kosovës, qeverisë maqedonase kanë qenë dhe janë një mbështetje e madhe në kapërcimin e këtyre pasojave”, - vijoi Berisha, duke falënderuar dhe qeverinë e Malit të Zi e cila dërgoi përfaqësuesit e saj dhe u angazhua në një ndihmë shumë të çmuar.
Mbështetja për KESH
Kryeministri garantoi qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë se një punë jashtëzakonisht eficente ka bërë dhe KESH, Ministria e Energjetikës e cila me kompetencën më të madhe u përball me situatën më të jashtëzakonshme. Berisha zhveshi nga përgjegjësitë KESH-in për shkarkimet në hidrocentrale. “Siguroj se KESH ka zbatuar rregulloren për derdhjet. Projektet për HEC-et kanë qenë ruse nuk i hartuam e krijuam ne. Specialistët tanë janë vetëm zbatues të projekteve”, - justifikoi Berisha shkarkimet nga HEC-et që po bëhen ditët e fundit.
Detyrat
Kreu i Qeverisë tha se është e domosdoshme që përparësi të jetë evakuimi, identifikimi dhe ndihma emergjente, por krahas kësaj, duhet të ekzistojnë planet B. C. D e me radhë, deri në normalizimin total të zonës së përmbytur. Është jetike sipas tij, që Ministria e Punëve Publike, Ministria e Bujqësisë, të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve dhe kullimit në zonë. “Është jetike që ndërmarrjet e kanalizimeve dhe ujësjellësve, kullimit dhe vaditjes të ministrisë së Punëve Publike, të Ministrisë së Bujqësisë, të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve dhe të kullimit në zonë, në mënyrë që të përcaktohen pikat e ndërhyrjes për një drenim sa më të shpejtë të zonës, theksoi ai”, - tha ai. Berisha pohoi po ndërmerren masa edhe afatshkurta, por edhe afatmesme. Ne këtë kuadër ai tha se do të fillojë thellimi i Bunës

Ky lajm është publikuar: 12/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›