Italia 250 mije euro ndihmë për zonat e përmbytura
Autori i Lajmit: Redaksia
Italia do të dërgojë ndihma humanitare në vlerën e 250 mijë eurove. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e ministrit të Punëve të Jashtme, Franko Fratini. Operacioni parashikon nisjen e një kamioni me ndihma që natën e 13 janarit, nga porti i Barit drejt Durrësit për të mbërritur më 14 janar në Lezhë. Në ndihmat, të cilat në total arrijnë deri në 40 tonë, përfshihen mbulesa, çadra, enë kuzhine, mbajtëse uji, gjeneratorë elektrikë, gomone, të mjaftueshme për 3500 të evakuuar. Ngarkesa do të pritet nga ambasada italiane në Tiranë dhe më pas do i dorëzohet mbrojtjes civile shqiptare e cila do të merret dhe me shpërndarjen e saj në zonat e goditura.
Ky lajm është publikuar: 12/01/2010