E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Situata po shkon drejt përmirësimit

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sërish sot zonat e përmbytura në Shkodër, nga ku ka theksuar edhe një herë se të gjitha dëmet materiale do të kompensohen. Gjatë inspektimit në fshatin Kuq të komunës Guri i Zi kreu i qeverisë ka pohuar se situata po shkon drejt normalizimit. "Vështirësitë më të mëdha tashmë kanë kaluar. Situata po shkon drejt përmirësimit", argumentoi ai. Sali ka theksuar se u shmang një katastrofë, që sipas kryeministrit, deri më tani është katastrofë vetëm ekologjike.
Kryeministri falënderoi ata qindra burra dhe gra të komunave të përmbytura që në bashkëpunim me autoritetet vendore e qendrore, në një përpjekje të jashtëzakonshme, bënë "që në një betejë që po vazhdon për gati dy javë të mos kemi as edhe një jetë njeriu të humbur".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›