Pëllumbi takim me Vacek për zgjedhjet
17/05/2005 Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, ka shprehur vullnetin para ndërkombëtarëve që në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë një takimi me kryetarin e OSBE-së, Pavel Vacek dhe shefin e vëzhguesve të ODIHR-it, Jorgen Grunnet, kreu i Kuvendit tha se “jemi të vendosur për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike". Gjithashtu, Pëllumbi ka vlerësuar gatishmërinë e institucioneve evropiane për të asistuar dhe monitoruar procesin elektoral në Shqipëri. Pëllumbi ka mikpritur dhe grupet e vëzhguesve, duke u shprehur se “angazhimi i tyre në këtë proces do të jetë i mirëpritur dhe i vlerësuar". Ndërkohë që dy shefat e institucioneve ndërkombëtare, Vacek dhe Grunnet, kanë bërë me dije se gjatë kësaj jave do të mbërrijë në Tiranë një grup vëzhguesish afatgjatë, ndërkohë që qindra vëzhgues të tjerë priten të jenë prezent në të gjithë Shqipërinë, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut.