E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: S’kemi pengesa, japim çdo konsensus brenda kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor

Kryeministri konfirmon se ka “vendosmëri dhe vullnet të plotë për kapërcimin e ngërçit” dhe paralajmëron se brenda dy javësh do të arrihej një marrëveshje-kuadër që do të mundësonte transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit

Kryeministri Sali Berisha zotohet për një zgjidhje të shpejtë politike të ngërçit, duke respektuar Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi. Pas takimit në “Strasburg” me zyrtarët e lartë të Brukselit, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të zbatohet me përpikmëri rekomandimi i ndërkombëtarëve, për gjetjen e një rrugë-zgjidhje brenda 2 apo tre javëve, por siç vërejti kryeministri, duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. Kryeministri Berisha bëri këto komente pas pjesëmarrjes në një konferencën rajonale për Arsimin.
Shefi i ekzekutivit shqiptar vuri në dukje se nuk ka vakuum ligjor për asnjë dokument të arkivuar, por e rëndësishme në këtë mes është që të respektohen ligjet dhe vendimet e gjykatave. Vendosmërinë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës politike, kreu i qeverisë Berisha e shprehu menjëherë pas kthimit nga Strasburgu, dy ditë më parë.

Përtej misterit të shkencës a ka optimizëm për situatën politike, zoti kryeministër?
Pa diskutim ka një vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm që në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi , të cilat mundësojnë tu jepet përgjigje dinjitoze çdo force politike dhe çdo qytetari të Shqipërisë, çdo gjë është e mundshme.

Do ta gjeni gjuhën e përbashkët brenda dy javëve, zoti kryeministër, apo do tu duhet një kohë shtesë?
Unë mendoj se qeveria në përputhje me të gjithë përcaktimet kushtetuese ligjore të vendit është e gatshme për çdo kompromis, normal pa asnjë lloj hezitimi.

Cilat janë pikat ku ju mund të lëshoni?
Përveç Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, unë lëshoj në çdo pikë. Unë nuk di ndonjë pikë, ku unë nuk mund të lëshoj. Në të gjitha sipas këtyre përcaktimeve. është normale. Siç e dini, nuk ka vakum ligjor. Gjërat janë qartësisht të përcaktuara. është shumë e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitojë nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit, Kushtetuta e vendit, vendime të tjera. Unë kam besim se kjo do të ndodhë. Unë vlerësoj çdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato çka garantojnë ligjet. Ligji garanton plotësisht dhe tërësisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila forcë politike të materialit zgjedhor, të arkivuar sipas rregullave në arkiv dhe çdo të drejtë tjetër, të cilën ligji ia njeh gjithkujt, unë kam provuar tu respektoj liritë dhe të drejtat e çdo njeriu. I respektoj ato me vendosmërinë më të madhe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›