E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ore, kjo bashkia, akoma në të njëjtin vend është”

Lajmi/ Edi Rama interesohet

Hall i madh i ka zënë punonjësit e bashksië së Tiranës. Prej ditësh, aq sa nuk mbahet mend, ata nuk po mundin të shohin në zyrat e bashkisë, kryetarin e tyre. Përballë kësaj mungese, ata nuk është se kanë hallin se mos punët nuk ecin, sepse realisht ka kohë që nga ana e tyre nuk bëhet asgjë, por kanë hallin s epo afron fundi i muajit dhe duhet firmosur edhe borderoja e pagave të tyre, eskluzivitet ky vetëm i kryetarit. Duke parashikuar një mungesë të gjatë të Edi Ramës në bashki, ata kanë merakun se mos ai nuk duket fare dhe ata do të duhet të mos marrin pagat mujore.
Të pyetur, për rolin e Dash Pezës, i cili është zgjedhur nga Edi Rama si mbajtësi i çelësave të bashkië, punonjësit e këtij institucioni, sqarojnë se Dash Peza, nuk ka të drejtën e firmosjes.
Ndërkohë, mësohet se “meraku” i vetëm i Edi Ramës, lidhet me faktin në se godina e bashkisë, është apo jo në të njëjtin vend.
“Ore, kjo bashkia, akoma në të njëjtin vend është”, mësohet të ketë pyetur dje Edi Rama.
Kur është siguruar se bashkia është atje ku ka qenë, është ndjerë më i çliruar dhje menjëherë doli në konferencën e shtypit para gazetarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›