Në prag të nisjes së sezonit turistik, bum automjetesh nga Kosova
Një ditë pas hapjes së tunelit të Thirrës, fluks lëvizjesh të automjeteve
Ka mjaftuar vetëm një ditë pas hapjes zyrtare të tunelit të Thirrë-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, që të startojë lëvizja e automjeteve për nga rruga e re. Mësohet se duke filluar nga dita e djeshme, automjetet kanë braktisur përfundimisht rrugën e vjetër, për të përjetuar mrekullinë shqiptare, autostradën e kombit.
Investimi më i madh që është ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, tashmë është vënë në funksion të plotë dhe pritet të ketë një fluks të jashtëzakonshëm lëvizjesh në prag të sezonit turistik. Efekte të atilla janë dhënë që në ditën e parë të rihapjes së autostradës, ku një fluks i madh është vërejtur nga të dy anët e kufirit.
Parashikimet janë që autostrada Durrës-Kukës-Morinë të përshkohet nga 16 mijë automjete në ditë, duke u kthyer kështu në segmentin më të preferuar në Shqipëri.